Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte pohuar se nëse Shqipëria anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ai do të largohet nga detyra e kryeministrit. Braçe e përshkroi këtë si një “pikë kthese në të ardhmen” dhe një vendim shumë të rëndësishëm.
Ai nënvizoi kontributin e jashtëzakonshëm të Ramës gjatë 12 viteve të fundit, si dhe rolin e tij në rikthimin dhe transformimin e Partisë Socialiste në një forcë fituese të qëndrueshme. Megjithatë, Braçe pranoi se gjatë qeverisjes kanë pasur edhe të meta, por për të rëndësi ka fitorja dhe përparimi i vendit.
“Rama ka një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 12 viteve, por edhe më parë, gjatë kohës që ishte në opozitë në Partinë Socialiste. Kjo meritë duhet njohur. Edi Rama e riktheu Partinë Socialiste si fituese dhe e bëri fituese të qëndrueshme.
Gjithashtu, solli edhe transformim në parti. Natyrisht, qeverisja e kësaj partie në këto vite ka pasur të meta, dhe kjo është e pranishme. Unë i përkas atij grupi njerëzish që i sheh gjërat me objektivitet: ka të zeza dhe të bardha. Por ajo që ka rëndësi në fund është fitorja”, tha Braçe.
Braçe gjithashtu foli për marrëdhëniet e tij personale me Ramën, duke pranuar se ato kanë qenë të tensionuara në disa momente për shkak të ambientit politik brenda Partisë Socialiste, por theksoi mbështetjen e tij për qeverisjen dhe nevojën që gjërat të lëvizin për mirë.
“Marrëdhënia ime me Ramën ka qenë e tensionuar, por unë e mbështes qeverisjen”, tha Braçe.
Ai foli dhe për aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike të zëna në Tiranë, përballë sfidave të mëdha me ndërtuesit dhe ndikimin e thellë të korrupsionit.
Braçe, shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën e rimarrjes së hapësirave publike në Tiranë, duke denoncuar fuqimisht rolin e ndërtuesve dhe korrupsionin në institucione.
Kur u pyet nga gazetari nëse është i kënaqur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, Braçe u shpreh qartë:
“Jo, nuk jam i kënaqur. Sepse ende nuk është bërë tamam siç duhet – as në cilësi, as në sasi, sa përfaqësi.”
Duke iu referuar ndërtuesve, ai theksoi se ata janë “dhunuesit më të egër të këtij qyteti”.
“Nëse ka dhunues të hapësirës publike në këtë qytet, ata janë ndërtuesit. Janë kantieret e ndërtimit. Ata janë! Unë shoh që nga këta nuk lëviz asnjë centimetër nga hapësira publike që kanë zaptuar.
Dhe hapësira publike, Roland, që kanë zënë këta, është trotuari, është pema... E ka futur brenda rrethimit të kantierit të vet të ndërtimit. Kanë marrë trotuarin, pemën, vendin e parkimit, edhe rrugën. Dhe pastaj e shndërrojnë në lokale, në hapësira që më parë ishin pa leje.”
Braçe nënvizoi se ligjin dhe rregullin nuk i shkelin më të dobëtit, por “më të fortët, ndërtuesit, që kanë para dhe ndikim”.
“Kanë një aftësi të pashoqe për të mos pasur fare mëshirë. Për të rrëmbyer! Për të rrëmbyer!”
Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit nga institucionet:
“Në një situatë normale, duhet të shkojnë te këto kantieret e ndërtimit dhe t’i tërheqin mbrapsht nga hapësira publike. Por dikush ka marrë para! S’kam asnjë pikë dyshimi për këtë histori.”
Përveç korrupsionit të zyrtarëve, Braçe theksoi edhe mbrojtjen politike ndaj ndërtuesve:
“I mbrojnë politikanët, sepse këtu nuk është vetëm një punë e IKMT-së, por një problem i thellë i lidhjeve që i kanë ndërtuesit me pushtetin lokal dhe qendror.”
Ai paralajmëroi se situata kërkon ndërhyrje të fuqishme dhe që qytetarët të marrin hapësirat që u takojnë.
“Kjo rrëmujë nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do të ketë ndërhyrje, sepse është çështje e respektimit të qytetarëve dhe e të drejtës për hapësira publike që po grabiten.”
Ky denoncim i Erion Braçes në “Dekalog” përforcon shqetësimet e shumta për rrjetet e mbrojtjes që kanë ndërtuesit, korrupsionin në institucionet përgjegjëse si IKMT dhe nevojën për një aksion të fortë shtetëror për të mbrojtur hapësirat publike në kryeqytet.
Bravo Braçe je nje shqiptar i VERTETE. Qeveria te beje detyren pa leshume dhe pa kursyere asnje ndertus , tani ka ikur koha e tyre populli dhe qytetaret ne pergjithesin duane hapesirat pa tolerance. ERJON dhe QEVERI toleranca O O O O O a e kuptoni?
IKMT DUHET BERE INSTITUT TE PAVARUR,SIC ESHTE KONTROLLI I LARTE I SHTETIT APO PROKURORIA......DUHET TE RAPORTOJE NE KUVEND DHE ASKUND TJETER........
KLSH e pavarur ? Mos na bej te qeshim ne pik te vapes. Ka institucion ne shqiperi te pa varur ?
Braçe tek Ish Ekspozita, 70 metra larg Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka 5 vjet që është zënë rruga Braçeeee, po po rruga jo trotuari, se atë e kemi qarë me kohë e me vakt! Futjuni një herë asaj lagjes atje se do gjeni çudira.... Por duhet të fillohet nga zyrtarët që kanë pas detyrën të ruajnë ambjentet, territorin dhe pastaj shkoni tek zaptuesit. Në Rr. Him Kolli po bëhet një pallat që ka shkel çdo distancë Braçeeee.. dhe të gjitha institucionet rrinë e vëzhgojnë.. Dhe në thelb mirë na i bëjnë që na dhunojnë se nuk reagojmë ne por bëhemi kriminel me njëri-tjetrin i fusim plumbin kokës pse na pa me inat. Tung për sot Braçe!
ndertuesit, biznesmenet, kriminelet ( en cdo lloji ) mbajne me rroga e para politikanet ( majtas e djathtas ) ! Sa te ekzistojne politikanet, do ekzistoje edhe korrupsioni.
Ka 30 vjet qe kufitari me ka zaptuar oborrin e shtepise.Pervec kesaj tentoi ta legalizonte truallin e zaptuar.Tentoi ne ALUIZNI Elbasan nuk ja arriti dot ta rrembente me proces legalizimi.ALUIZNI Elbasan e skualifikoi nga legalizimi. Por zaptuesi i truallit te shtepise time nuk dorezohet do te me vjedhe me cdo kusht pronen e trasheguar nga te paret e mij dhe shkon e denoncon ALUIZNIN Elbasan ne gjykaten administrative Durres e cila la ne fuqi vendimin e skualifikimit te ALUIZNIT Elbasan. Tani ceshtja ka 5 vite flen ne Apelin e Administratives se Tiranes.Cfare i thone kesaj burokraci ? Tentative grabitjeje me cdo kusht te nje prone te trasheguar me hipoteka te mbretit Zog ? Nqs dikush nga zyrtaret e IKMT e lexon kete menxyre i lutem shume ta percjelle prane autoriteteve per te vepruar urgjentisht sepse behet fjale per shtepine ku ka lindur Heroi i Popullit Qemal Stafa.
Bravo Zoti Brace. Je shume i sakte . Ne rrugen Gjik Kuqali , pll.6, shk.1 subjekti mashtrues na ka zaptuar territorin e perbashket prane pallatit, dikur gjelberim , dhe ka bllokuar plotesisht trotuarin e zones me mure direkt mbi borduren. Me mashtrime ka arritun te marre certifikata pronesije. IMT dhe Policija Bashkiake nuk nderhyne nga frika se ky " MONUMENT " mbrohet nga sharlatane shtetare te shitur per nji pjate peshku. Banoret i njohin por... ka goje edhe per.....Hollesi ju jap nese me rezervoni nji takim. Intensivisht banoret po luftojme , por cdo dite hasim ne arbitraritet . Mundet te na ndihmoni perballe krimit konkret...Do mesoni shume xhevaire...?
Po kush jane keta politikane more Braçe qe mbrojne oligarket ndertues?? A hyn Rama tek ket apolitikane,apo.... me mire bej ca elozhe e kritika qe tu sherbejne te dy kraheve sipas interesit tend dhe te atyre.
Ka shumë për të thënë e për të shkruar pas këtyre deklaratave të Braçes. E vërteta është që Rama u hoqi qafe shqiptarëve kuçedrën Berishë. Por njëkohësisht Rama e përçudnoi partinë socialiste, e cila sot socialiste ka vetëm emrin. Përsa i takon korrupsionit ai nuk do vdesë kurrë, pasi është pjesë e sistemit. Pyetja është: përse qeveria nuk zbaton ligjin për ndërtimet që vetë e ka hartuar?! Si mund të lejohet që dikush të ndërtojë në trotuar?! Kjo thjesht dëshmon që shteti nuk ekziston në Shqipëri. Rama u kujtua me shumë vonesë për këtë çështje. Ndryshe shteti a i mbron banorët nga të fortët e lagjeve apo nga zengjinët gangstera?! Ky gjasme shtet që nuk është i aftë të mbrojë pronën publike si mund të mbrojë qytetarin e zakonshëm?! Me një fjalë në Shqipëri nuk ka shtet. Se nuk do Edi Rama që të ketë. Dhe nuk dua të flas këtu për politikën antikombëtare ekonomike ndjekur ka ky regjim Për privatizimin e pasurive kombëtare në disa duar, për krijimin e një shtrese oligarkësh, për Bankers, për kromin dhe bakrin dhe plot të tjera. Këta e kanë lënë popullin lakuriq dhe delet votojnë ende për ta nga frika e ujkut! Pra përveç mbajtjes larg nga pushteti të gjarpërit Berishë dhe një pranimi të së keqes nga ana e popullit, unë nuk shoh asgjë të mirë nga regjimi Rama.
Eh po në lagjen time ëëë..!? Një mish mash i vërtetë nga zaptuesit e ‘tokës së xanun’..! Por në pamundësi për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta në komunitet vet,iu kemi drejtuar shtetit,institucioneve të saj,por kemi marrë e marrim ‘shqelma’ dhe perplasje dyersh dhe nje zhgënjim total më pas,se sa here që trokasim në ato zyra ,aq herë e më ‘i fortë’ kthehet ‘zaptuesi i tokës së xanun’..! Si ka mundësi.!? Shkurt,s’funksionon shteti. .Dhe si shumë të tjerë që më thonin se nuk ke per te gjetur drejtesi,po hajde këtej (jasht) edhe unë i rash ‘shkurt’ ,ika nga ky vend duke ia lënë atë rrumpallës edhe pse kthehem herpashere,se reklama e ndryshimit i ka kalu dhe oqeanet,por sa here qe kthehem,shoh se është më rumpallë se ç’e kam lënë,duke ngushëlluar vehten për vendimin e marrë,paçka veshtirsive te emigracionit,por të paktën i relaksuar që kam gjetur dinjitetin e humbur në vendin tim.
Z.Brace,zaptimi i hapsirave publike,(Toke e xanun,jo vetem verioret por edhe jugoret),duhet te mbrohen me ligj ,jo me aksione.Kush ka shkelur LIGJIN zoteri duhet te perballet me ligjin.Shkelesit e ligjit tallen duke thene :Sa te kaloj vala dhe perseri do te perdorim hapsirat e zena.Z.Brace,shteti behet me zbatim ligji edhe kur ligji mund te kete te meta.LIGJI eshte i verber e nuk i takon nepunesit ta gjykoj.LIGJI vetem zbatohet ,nuk diskutohet.
Sot qe po prishen ndertimet ne token publike kudo opinioni pubklik eshte pozitiv dhe i miraton keto masa te shtetit.Problemi qendron, se a do te vazhdoi me tej apo vetem nji vale.Te vjen keq kur shikon qe Ne Elbasan brenda parkut Rinia jane ndertuar pa leje ne toke publike kafene pijetore dhe hotele restorante..Pallati tek rrapi prane stadiumit i eshte prishur lulishtja dhe kthyer ne parking me leke dhe trotuari i mbushur me kioska.Mos o zot nji zjarr apo aksidente makinash..Bashkia ku eshte??
Vazhdoni ko masa per prishen e objekteve ne tokat publike.Por akoma ne parkun Rinia te Elbasanit jane ndertua me dhjetra kafene, pijetore deri ne hotele restorante.I vetmi oaz po shkatarrohet ne kete qytet qe vuan me smog.Pallatit tek rrapi prane stadiumit i eshte dhunar lulishtja e tij dhe eshte kthyer parking me leke dhe eshte mbytur me kioska.Mos o zot ndonji zjarr apo aksident maqinash.
Me vjen per te qare dhe per te qeshur kur shoh fiks-in ne darke . , njerez ne sherr per nje pellembe toke edhe pse nuk e kane me dokumente . Institucone qe ja hedhin pergjegjesine njeri - tjetrit . Ligji zbatohet me zjarr dhe hekur , sekuestrim pasurie deri edhe breket kur abuzon me komshiun , me fshatin , me qytetin , me token shteterore . Sekuestroi edhe breket maskarenjve dhe shiko behet shtet apo jo . Njerezit normal vuajne ne kete vend sepse nuk i lejon ndergjegja dhe ikin te deshperuar .Toka e xanun i ka rrenjet te thella nder vite , vetem me zjarr dhe hekur shpartallohet , pa meshire ndryshe vendi nuk do behet kurre
DISA Lavderojne lali hajdutin , po kush e katandisi Tiranen ne kete derexhe????! Dhe tani te gjithe shajne pìsllekun e Tiranes sikur keto ndryshime dhe ndertìme u bene brenda nates.Nuk e di kur do them te verteten qe flet vet.!
Morri i kuq eshte nxehur.
Po ti more morri i zi çfarë nuk të pëlqen këtu?!