Erion Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës, avokati: Kushtetuesja vendosi drejtësi

3 Nëntor 2025, 18:28Politika TEMA
Erion Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës, avokati: Kushtetuesja vendosi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar betejën në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të Veliajt, pas propozimit të Këshillit Bashkiak. 

Lidhur me këtë avokati Arbër Hoxha, i ftuar në Report TV, tha se ky vendim i Kushtetueses ishte i pritshëm. Ai theksoi se shkarkimi i Veliajt përbënte një precedentë të rrezikshëm. 

"Ishte i parashikuar ky vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe ishte i pritshëm. Për fatin e mirë të zotit Veliajt, Gjykata Kushtuese realizoi pritshmëritë e juristëve duke u ngritur në lartësinë e juristëve, duke treguar integritet dhe duke vendosur legjitimitetin e ligjshmërinë në rastin e zotit Veliaj. 

E kam theksuar edhe më herët se do të ishte një precedentë i rrezikshëm, një pushtet autokratikë i Këshillit të Ministrave mbi të zgjedhurin vendor. Kështu mjaftonte që të caktohej një masë sigurie arrest me burg ose shtëpie dhe përtej 3 muajve çdo i zgjedhor vendor do të shkarkohej nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave", tha ai. 

Avokati theksoi se Veliaj do të vazhdojë që të jetë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës, deri në përfundim të atij mandati dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i paankimueshëm. 

"Vendimi i GJK është një vendim i cili konstaton antikushtetueshmërinë të ligjit mbi qeverisjen vendore. GJK pengoi rrugën e një precedenti të rrezikshëm. Veliaj do të vazhdojë që të jetë në detyrë deri në përfundim të atij mandati. 

Kjo vendimmarrje është e paankimueshme në asnjë instancë tjetër. Ajo që është e rëndësishme është kthimi i legjitimitetit. Shkarkimi i të zgjedhoreve vendore që janë me masë sigurimi, pa një vendim të formës së prerë shkelë kartën e autonomisë vendore", tha ai.   

3 Komente

  1. S
    Shko te Syri Bufit Tani si Tigri

    Po çfare fitoje eshte pyetja ......asgje ....nga burgu nuk do dali veçse krijoje nje hendek midis tije dhe partise , tani i ngelet te shkoje te Bufi kenetes te Syri Bufit si Tigri prej karrtoni i arratisur ..... Ky vete duhet te kishte kerkuar largimin nga posti kryebashkiakut qe puna ne Tirane te ecte e jo ta bllokonte me gjyqe administrative

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      po ,kryebashkiak ne burg......

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Erjon Veliaj kryebashkiaku legjendar qe ja ndryshoi faqen Tiranes duke punuar me perkushtim te madh e ka shkruar emrin e tij me germa te arta ne zemrat e qytetareve Shqiptare dhe sidomos te Tiranes. Nuk ka ne bote nje njeri me vizionar, me puntor, me largpames, me i dashur me qytetaret e tij, me I perkushtuar ndaj detyres si Erjon Veliaj. E drejta vonon por nuk harron. Nuk mund te nxirret nga zyra nje kryebashkiak me 160 mije vota, I njohur ne te gjithe boten nga nje prokuror qe ka hyre ne SPAK nga dritarja, me ndihmen e Ina Rames, me mesatare 6 dhe note ne kontabilitet 5. Ky eshte rasti me flagrant qe nje prokuror me nje performance kaq te dobet punon ne nje institucion kaq te rendesishem si SPAK. Shume shpejt Erjon Veliaj do kthehet ne zyre dhe te coje ne fund mandatin qe deshen te ja rrembenin ne menyre poshteruese me nje leter anonime, shpifje e ndyre e sajuar nga banda e Belo krricit te vicidolit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje