"Çfarë ke bërë kur punoje në Bashki, mos ke fjetur edhe ti si Luli?" Ylli Rakipi pyet Këlliçin për karrierën e tij

31 Tetor 2022, 22:25Politika TEMA

"Çfarë ke bërë kur punoje në Bashki, mos ke

Belind Këlliçi, kandidat në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". 

Këlliçi ka folur për karrierën e tij që përfshin punën në FRPD, punën në Bashkinë e Tiranës dhe zgjedhjen si deputet i PD. 

Ylli Rakipi: Cfarë ke bërë ti deri sot që shkove 35 vjec, për të mundur një përbindësh, në mënyrë metaforike. Cfarë ke bërë ti deri sot?

Belind Këlliçi: Unë në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri, pasi kam përfunduar studimet në SHBA. Jam kthyer në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe së dyti për të ndjekur një rrugëtim dhe ëndërr timen që ka qenë politika dhe kontributi në shoqëri. Kam filluar angazhimin politik në vitin 2015 në strukturat e PD.

Kam garuar dhe jam zgjedhur kryetar i forumit rinor, pozicion që i kam dedikuar 7 vite të plota. Në vitin 2021 jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me mbi 11 mijë vota personale, duke kaluar edhe herësin.

Ylli Rakipi: Tip aske punuar në zyrat e Lulit në Bashki. Mos ke fjetur edhe ti si Luli aty?

Belind Këlliçi: Unë i kam bërë punët me devotshmëri dhe korrektesë. Jam marrë me projektet kulturore, kam ndjekur të gjithë eventet që janë organizuar. Nuk kam qenë ndonjë titular i lartë. Nuk hyj te ata që mendojnë se Basha ka fjetur vetëm gjumë.

Basha mirë apo keq, 80 leje ndërtimi ka dhënë. Ky ka dhënë mbi një mijë vetëm vitin e kaluar.
Disa projekte të mira u bënë, u arrit të përfundoheshin. Në vitin 2013 edhe me ndërrimin e pushtetit, pati bllokim të punëve në Bashki që më pas u implementuan me ardhjen e Veliaj. ME aq sa kam patur mundësi kam dhënë shembullin tim.

Në 6 vite që kam punuar në administratë publike, nuk mund të më ngrejë askush asnjë akuzë të vetmë që kam abuzuar apo kam shkelur ligjet.

35 vjec, kam përshtypjen që qoftë Veliaj, që është zgjedhur në moshë të njejtë dhe në pozicionin e tij të parë është zgjedhur ministër.

12 Komente

  1. S
    Sahale-Shpellari

    Po ik ore Kerric se s'ka mbet Tirona per Kryek@r si puna jote... Po te ishe aq i qut s'do beheshe vegla e Sa-Hales dhe Like Floririt. Hiq preshin qe te kane futur ne b!th dhe mbase do t'a kuptosh te verteten dhe s'd o behesh mish per topat e Sa-Hales dhe Like Dudunit..

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ky eshte nje love qe e perder saliu per leckë dyshemeje kur i duhet , pastaj e largon si bashën.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Citi

      Po me duket se e ke fillu karrieren ne parti me heret, te mbaj mend ne fushaten e 2009 te njesia 10, apo mos gaboj?

      Përgjigjjuni
      1. s
        shurupi

        Studiova, fillova, u zgjodha, pashë Lulin që nuk flinte, u zgjodha prapë dhe ajo që s'ju thashë: Saliu më dha çelësat e kashtës dhe tani unë, me sfurk në dorë, dotë luftoj me Veliajn me buldozer.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Hahahahagahahaha o sa kam qesh o shurupi je i madh gahahaha

          Përgjigjjuni
        2. Y
          Y.H

          Po nuk je mor djalosh per kete pune ti.Jo per moshen, po per mendjen qe ke. Se ai qe mendon ti qe ta sfidosh i vesh opingat e punes ne mengjes e i xhvesh ne dark vone.E une se kam me qef ate po ja qe se heqim dot me keta kandidate.He e tjetra se mend harova se mos thua pastaj se mi vodhi votat se na turperon fare pastaj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani katolik

            Po Kelliçin kur flet per ta kuptu duhen ose perkthim ose titrat sepse nga ky dhe Paloka vetem thu,thu degjohet

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sedati

              Klliç, të gjitha ato që përmënde si karrier, i dedikohen satëme, që e lidh me berishën kohë të herëshme. Prandaj meritat”, që ti mendon se je për kryekar, janë abstrakte për ti arritur në një llogjikë të një votuesi, jo militanti. Me një fjalë ti dhe depudet, ishte ananeti i fundit i satëme si kërkesë tek berisha dhe liria si dorzanë tek berisha. Ik or debil, nuk punon dot ti, të pëlqen ta hash qyl, se ke parë e dëgjuar se në politikë bën para dhe pasuri. Shko shtyr bythën e puno.

              Përgjigjjuni
              1. n
                nje kerriç

                sipas ketij kerriçit, nuk duhen dhene keje ndertimi. ndertimi perkthehet ne punesim dhe ndryshim dhe qyteterim.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nektari

                  Komenti i Shurupit meriton duartrokitje.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roza Rozina celin trendsfila

                    Oj ca ke bere i thot Rakipi kur punoje ne Bashki ? Ja ta them une, ka lozur “Roxa,Rozina “ me Lul bukuroshin

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      John

                      Sipas ketij gomari duhet dhene sa me pak leje ndertimi. Cfare idioti!! D.m.th. te punoje sa me pak. Nuk thote qe ne duhet te japim leje, por ti japin pa prishur qytetin dhe duke mos bere masakra betonimesh, me keto kulla qe vetem shemtojne.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje