Analisti Fatos Lubonja u shpreh kritik ndaj protestës kombëtare të Partisë Demokratike para kryeministrisë mbrëmjen e 24 Janarit.
Në një intervistë për News 24, analisti u shpreh se togfjalëshi se “Sot është dita e fundit e regjimit” është një mënyrë manipulimi për qytetarët, për të dalë në protestë, duke shtuar se një qeveri e tillë, e cila ka kapur çdo gjë, nuk mund të largohet me protesta.
E vetmja mënyrë për të vepruar kundër qeverisë, theksoi analisti, është drejtësia, e cila me mbështetjen amerikane, mund të veprojë kundër qeverisë dhe lidhjeve të saj me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ky regjim nuk ikën me protesta, nëse do të bëjmë një krahasim është si i Maduros. Ka opozitë, proteston dhe bën zgjedhje. Por me format e veta dhe sistemin që ka ngritur në tërësinë e vet, nuk lë rotacion. Duhet të vijë Amerika me helikopter që ta rrëzojë.
Ne edhe me mbështetje amerikane e kemi pasur deri vjet dhe evropiane, sot ka një dyshim që duhet ta vërtetojmë se krimi i organizuar është bërë problematik në Shqipëri dhe lidhjet e Ramës me të kanë shkuar gjer në informacionet e tyre dhe ky shqetësim po rritet.
Në këtë rast rrëzohet nëse kjo drejtësia e mbështetur nga këta amerikanë me forcë bën atë që nuk guxon vetë e pavarur, e mbështetur nga një forcë më e fuqishme se Rama.”, u shpreh Lubonja.
Po pse duhet te iki !. Dmth mbas çdo zgjedhje opozita duhet te protestoje qe mazhoranca te iki......sikur nuk ka sens....... Opozita bene rolin e saje , nuk kerkone opozita largimin e qeverise pasi ajo eshte shumica, por denancon shumicen per punet saj jo te mira , dhe votuesi gjykone. Çfare eshte kjo opozite e kthyere ne sindikat.
Ik mor debil njeri i peshtire ndyresire .
Sindikata PD nuk vjen kurre me ne pushtet.Ne pushtet vine partite politike te cilat kane programet e tyre per zhvillimin e vendit nepermjet votimeve.
Opozita jonë është kthyer në shoqatë si ato që mbylli Trampi. Nuk ka ide, statusi është i parespektueshëm, e personalizuar nga Berisha. Vetëm urrejtje nxisin, kështu ka bërë PD-ja që në themelim, prandaj janë të pabesueshëm.
Ik mor mi gjirizesh! Rama nuk iken pa te dale shpirti ty! I keq, shpirtzi, manipulator! Kane rene tv ne dore katundaresh dhe mjeranesh qe te japin akoma ty hapesire per te brockullitur prej 30 vjetesh te njejtat gjera! Ti nuk shquan perasgje! Shfytezove burgun dhe mjediset injorante per t’u shitur si intelektual, analist dhe shkrimtar! Bej, ne radhe te pare, detyren e prindit, pastaj shit mend ne tregun e gabit!
Ky ka vetem urrejtje, mllef, dhe mungese logjike. - - - - - Nuk di si arrin te siguroje buken e gojes /kush e paguan per ato qe thote. - - - - - Thjesht pa vlere.
Ky Fatosi i partise ka rrjedhur dhe flet ne tym, nuk di cfar thote. Nuk e kuptoj si è marrin ne studio tv kete njeri qe flet budallalleqe. Ai thote opozita nuk e hedh dot Ramen se e ka ngritur sistemin te tille. Jo Jo e ka ngritur Berisha kete sistem me ndryshimet kushtetuese ne 2008 kur ishte ne pushtet. Tani te mbyllin gojen dhe ta lene Ramen te qeverise.Pse nuk i perkrah populli nuk eshte fali i Rames.