Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit në opozitë dhe rolin e Sali Berishës në skenën politike shqiptare.
Sipas Bejkos, retorika e Berishës ndaj demokratëve synon vetëm mobilizimin e tyre artificial, ndërsa në realitet ai ka dështuar të prodhojë rezultate konkrete politike.
Analisti theksoi se veprimet e fundit të Berishës, përfshirë raportin me faktorin ndërkombëtar, kanë çuar në legjitimimin e kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar gjithë narrativën e ndërtuar më herët nga opozita. Bejko e cilësoi situatën si të dëmshme për Partinë Demokratike dhe vlerësoi se kriza aktuale brenda saj kërkon reflektim dhe ndryshim lidershipi.
“Berisha u hedh gënjeshtra demokratëve, që t’i mbajë të karikuar, që të mos i lënë sheshin bosh. Berisha jo vetëm që nuk e largoi Ramën me Trump, por dje Berisha legjitimoi Ramën, duke ia çuar Trump si kryeministrin e Shqipërisë. I ra e gjithë retorika. Gjithë këtë alibi i e krijoi Berisha, sepse jeton në realitete paralele. Ndërton një gjuhë politike dhe në fund ngelet pa gjë. Beriaha është vetëm një komedian që luan në politikën shqiptare. Është tragjike për demokratët.
Çdo gjë që thotë Berisha nuk duhet marrë seriozisht dhe nuk ka asnjë vlerë sot. Në datën 24 demokratët nuk duhet të protestojnë para kryeministrisë, por po të kishin mend duhet shkonin para selisë së PD dhe të kërkojnë dorëheqjen e Berishës. Rënia e Sali Berishës do te hapë procesin për rënien e Ramës. Berisha nuk prodhon politikë, por vetëm disa lëvizje kaotike. Rama vazhdon të jetë 3-4 hapa në këtë lojë politike para Berishës dhe të gjithë politikanëve të tjerë”, tha Bejo.
Po ti ku ben pjese…??
U hap lajmi ane e mbane , n'kame eshte ngritur gjithe partia, do te mblidhen ne Tirane, ka dhene urdher bac Salia, dhe u mblodhen ne Thumane , ca hunderra vicidola, nisur jane per ne Tirane, n'balle u prin Kol bushkola, ky bandit I neveritur, qe e ka te shkruar ne balle, trup e shpirt I shkalafitur, gjithe e njohin per budalle, u del para krrici I faros, me dy gishta lart perpjete, I rri prapa Z.garos, ka pare enderr ky I shkrete, edhe mblidhen anes Lanes, me veshtrimin per nga shqupi, presin daljen e Florianes, dhe banditit Ton Dauti, ja ku shfaqet dhe Floriana, buzeqesh me shume siklet, e braktisi gjithe Tirana, vaj medet vaj medet, edhe nisen te merzitur, drejt sheshit te shperndare, trup e shiprt te shkalafitur, te paqethur kokpalare, rrijne 2m larg nga tjetri, qe te shkojne deri ne Lane, ka dhene urdher me i vjetri, qe te trembin pak dynjane, e merr fjalen vicidoli, ulerin ne cmenduri, sikur zbret nga Capitoli, por gjithkund I duket zi, sheh braktisjen e Tiranes, ndaj pordhestes qesharake, deri tek ura e Lanes, ku rri Strazua me patllake, prane tij ca vicidola , molotov mbajne ne duar, I drejton Kol bushkola, te gjithe jane te mbaruar, ja ku shfaqet krrici I faros, me dy gishta lart perpjete, i rri afer z. Garos, edhe cirret si i mete, kokpaqethur kokpalare, te gjithe jane hundeshkabe, te gjithe duken trushplare vicidolit i thone babe, sa kalojne nja 2 ore, te gjithe ikin te merzitur, qe nga Farka deri ne Vore, trushplaret te braktisur, ja ku shfaqet dhe Paloqja, i rrumlluar duket tape, c'na can trapin dhe ky koqja, thone trushplaret me inat, ja mbaron dhe tollovia, ikin gjithe te merzitur, pse na rrejti prap Salia, thone trushplaret e cfilitur, bravo populli Tiranes, per braktisjen shembullore, te trushplareve anes lanes, te pordhestes madheshtore, qe mbaroi si gjithmone, me braktisjen historike, keshtu eshte Tirana jone , me foltoren leshelike.
Ideja për të protestuar jo para k/m, por para SHQUP-it është mënyra e vetme për ta shpëtuar PD-në nga vetëizolimi dhe kapja e saj prej fyti nga komunisti i orëve të para. Vetëm largimi nga PD-ja i ish-sekretarit të PPSH do i hapte rrugë reformimit të opozitës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme brenda partisë. Nesër duhet që demokratët e vërtetë të distancohen nga grupi çiftelia dhe t'i drejtohen selisë blu. Kjo do ishte përgjigja më e fortë kundër autokracisë, e do i hapte rrugën zgjedhjeve të parakohshme
PD duhet tē mbyll njē derē pēr tē hapur njē tjetēr.Sot pēr sot tē rinjt politik nē kētē anē, po pērballen me njē grop financiare, pasi janē shpenzime kolosale tē shumēzuara me zero rezultat.
Vertitje ne zbrazdesire per te pare mos bie ndonje kocke nga qielli. Hallin I Saliut dihet, por s'dihet shkalla e hajvanllikut te atyre qe e ndjekin.