DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet greke: Sulmi i porositur i subjekteve penale ndaj sistemit të drejtësisë

23 Janar 2026, 21:25Politika TEMA

Nga dokumentet zyrtare që zotëron gazeta TemA dhe që po i bën të njohur për lexuesin e saj rezulton se për autoritetet greke nuk ekziston çështja ndaj gjyqtares Irena Gjoka, sepse ajo është arkivuar, pa u ekzekutuar, pa u regjistruar në penalitet dhe pa prodhuar asnjë pasojë penale. Gjithçka tjetër që serviret përditë nga propaganda është e fabrikuar, e shkëputur nga faktet dhe nga realiteti dhe e përdorur si instrument sulmi politik ndaj sistemit të drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Janinës: një akt formal, pa pasoja penale

Në vitin 2005, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë ka dhënë vendimin penal në mungesë ndaj Irena Gjokës, lidhur me përdorimin e një dokumenti udhëtimi të falsifikuar gjatë një kontrolli kufitar në Kakavijë në vitin 2002. Vendimi u dha në mungesë, parashikonte tre muaj burg të konvertueshëm në gjobë, si dhe një gjobë financiare.

Siç del qartë në vendimin e plotë të siguruar nga gazeta TemA, ky është i vetmi fakt penal që ekziston në fashikull dhe që është një vendim i shkallës së parë, i dhënë përpara hyrjes në fuqi të një ligji më të favorshëm penal, mirëpo pa u bërë kurrë i formës së prerë.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

 

Akti i Prokurorisë së Apelit: mos-ekzekutim dhe arkivim

Pas hyrjes në fuqi të ligjit grek nr. 3346/2005, Prokuroria pranë Gjykatës së Janinës, në cilësinë e organit të ekzekutimit dhe të ankimit, ka nxjerrë Aktin nr. 492/2005, me të cilin ka vendosur mos-ekzekutimin e vendimit të shkallës së parë dhe arkivimin e tij.

Ky akt, i datës 19 dhjetor 2005, të cilin gazeta TemA e disponon, e nxjerr vendimin penal jashtë çdo veprimi ekzekutiv, në zbatim të nenit 32 të ligjit të ri, duke e bërë atë praktikisht nul në efektet e tij. Në terma juridikë, vendimi mbetet vetëm si një akt formal historik, pa pasoja penale, pa dënim efektiv dhe pa status penal për subjektin.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Përgjigjja zyrtare e Greqisë për Shqipërinë: çështja nuk figuron

Sqarimi përfundimtar vjen nga vetë autoritetet greke. Në një përgjigje zyrtare të datës 13 qershor 2025, të cilën gazeta TemA po e vë në dispozicion të lexuesit të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, përmes Zyrës së Hetuesit, i ka komunikuar Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë se vendimi nr. 1447/2005 është origjinal, por nuk është ekzekutuar; është arkivuar sipas ligjit grek 3346/2005 dhe nuk është regjistruar në dëshminë e penalitetit të subjektit.

Ky dokument zyrtar e mbyll çdo debat juridik: për shtetin grek, kjo çështje nuk ekziston. Nuk ka dënim të ekzekutuar, nuk ka regjistër penal, nuk ka pasojë ligjore.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Nga faktet te sulmet politike

Në këtë kontekst, tentativa për të rihapur një çështje të arkivuar prej gati dy dekadash nuk ka asnjë bazë juridike. Ajo ka kuptim vetëm për përdorim sulmi politik. Burime pranë gazetës TemA bëjnë të ditur se gjithçka është në shërbim politik, ku emra të caktuar të politikës, si Fredi Beleri, i vihen në dispozicion Sali Berisha për të shpifur fakte që nuk ekzistojnë dhe për të ndërtuar narrativa artificiale kundër drejtësisë, subjekte të së cilës kanë qenë dhe vijojnë të jenë.

Nuk është as më shumë dhe as më pak se sulmi i të inkriminuarve dhe i “viktimave” të drejtësisë së re ndaj vetë sistemit të drejtësisë. Një përpjekje për ta delegjitimuar atë, jo përmes fakteve, por përmes keqinterpretimit të qëllimshëm të dokumenteve që vetë autoritetet greke i kanë shpallur të mbyllura dhe pa efekt.

Siç edhe këto dokumente të siguruara nga gazeta TemA vunë në dukje, për shtetin Grek, prokurorinë dhe gjykatën e këtij vendi, çështja Irena Gjoka nuk ekziston. Çdo pretendim për të kundërtën është politik, i porositur dhe i ndërtuar mbi një realitet që juridikisht ka pushuar së ekzistuari prej vitesh./nl/TemA

 

41 Komente

  1. P
    Pali

    Kush ju jep ju dikumentet a kujtoni se jeni ne Shqiperi ? Perse nuk ka deklarue ne formular? Perse ka apelue kur ska pase problem ? Perse ka pronotue avokat,? Mashtruesa?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant 97

      Shqetesimi eshte qe te pastrohet drejtesia apo te mos denohet Salia?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Problemi eshte qe vetingu ne drejtesi ka qeme nje farse!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dava trushplaresh

          Shqetesimi eshte te denohet nga drejtesia vetem Salia qe fiksimaxhnjte qe marrin fryme duke pritur te denohet Salia te ikin te qete nga kjo dynja. Kurse kur hetohen te korruptuarit Mavi, fajin e ka prape Salia dhe drejtesia eshte e tija.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Byrektore Shqupi

          O Pali, qënke malok si nga drejtshkrimi, gjykimi dhe deri tek dialekti.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .....

            Birce Hasko versioni femer duhet te largohet nga sistemi drejtesise pasi eshte fallsifikuese dokumentesh

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigrant

              Po rri more Pali regat se gjysma e Shqiptareve Jane ksp me dokumentat fallso per te kalu kufirin kur askush ste jepte vize. Mos u kapni me gjethe fiku, se asnji problem ska. Kjo eshte Pune inati e politike e merr vesht dhe ai vesh gjati.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ABC

                O rrote , meso te flasesh shqip dhe jo tropojançe .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lesho karrigen

                  Gjyqtarja duhet te jape doreheqjen. Zonja e nderuar nuk ka deklaruar ndalimin ne kufi dhe nuk i takon asaj te gjykoje sa peshe ka ky vendim tashme i arkivuar. Dhe Mero Trimi ben propagande.

                  Përgjigjjuni
                  1. 4
                    4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                    O sali mos u nxeh kaq shume se te henen do jesh KM i vicidolit

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Petrit

                    Letra higjenike tema e paska marre ketë informacion qe nga 2025-a dhe na e publikon sot !!!! Sa qesharake. Por problemi nuk qendron nese ky vendim eshte ekzekutuar apo arkivuar. Problemi qendron se perse nuk e ka deklaruar. Kaq è thjeshtë eshtë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petrit syleshi

                      Trap te mos deklarosh nje kthim ne kufi ( qe normalisht duhesh deklaruar ) nuk perben krime , por nje keshillim nje vrejtje administrative asgje me shume. Gjitheçka eshte fallco e bere nga Bejleri. Te ngushelloje Greqia vertete nuk eshte Europe por nuk eshte as Afganistan , e ka infrastructuren shteterore te sakte. Ti kur shkone per te mare nje certificat pastertie shkone ne nje zyre ne Tirane. Eshte pikerisht kjo zyre se thote je i denuar ne Lezhe apo Tropoje nuk do shkoshe ne Lezhe e Tropoje. Kur ministria e jashteme Greke dergone dokument shteterore ministres se jashteme shqiptare qe kjo zonje nuk figuron e denuar ne kete shtete çfare Muti kerkoni. Tani u kujtuan Palikaret mbasi denoje Bejlerin dhe arrestoje Bufin te na tregonin perallat e viti 2005 ooooo zogu jemi ne 2026 i thone 21 vjet edhe sikur te ishte denuar per vrasje ne mungese kjo veper eshte e parqshikuar po kaluan 10 vite. Ndaj kujdes se Po bini Brenda nje loje politike Greke. Ky eshte matériel qe Bejleri do ta tundi ne Europe si eurodéputé o loqe per te goditur Shqiperine

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luli

                        Po pse e lexon Temen kur e quan leter higjenike?!…apo thjesht je patronazhist i PD-se dhe po ben detyren

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Liria

                          Pd nuk ka patronazhistë. Ka fondamentalistë! Si psh Pali, Petriti dhe ca p….të tjerë.

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bravo

                          Jo vetëm nuk e ka deklaruar, po thotë qe nuk e dija. Kjo dhe Mero nuk e dinin megjithëse zonja kishte bërë 3 herë apelim. Kshu do e fusin Saliun ne burg këto? Po e legjitimojne akoma me shume qe është proces politik, shërbimi më i mirë që mund t'i bënin.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tpc

                            Problemi qendron qe psikopatet si ti besojne cka u thote sperma e Kradzicit dhe pederi Beljeri.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Berti

                              O Petrit Berisha cfare denimi te deklaroje kur nuk ka asnje shkrese qe eshte denuar. Njerez si puna jote o Petrit jane ata qe e duan me shume Berishen se femijet e tyre !

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Maksi

                              Gruaja po gënjeu dhe po hyri në Pazare mund te bëjë gjithçka, dhe kjo dordolecja këtë ka bërë.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Adriana Kalaja

                                Po pse burrat po gënjyen nuk bëjnë çdo gjë? Gratë mund të gënjejnë vetëm nga frika, kurse burrat që hënjejnë janë thjesht legena impotentë.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maksi

                                  E kishim për këtë shërbëroren e hajdutërise o pateonazhist

                                  Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tng

                                Ka apeluar Vendimin ka fallsifikuar vulat e ska info… Gjynaf e ndihmoni pake.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Seriozisht

                                  Hahaha jeni gallate per zotin. O zoti artikull shkrues, ka tentuar te kaloj kufirin me identitet te rreme, ca doo me shume mbi karakterin e kesaj gjykatese. Kur arrin te bej ate gje, I bie ska integritet dhe mund te bej cdo gje. Si eshte ajo shprehja, Ujku lekuren e nderron por zakonin se harron.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vlora

                                    Po kjo seriozisht e ka? Gjykimet i ka quajtur te padrejta dhe arbitrare? Po atëherë kujtdo i lind e drejta te quajë nje vendim gjykate te padrejte dhe arbitrar e mos e zbatojë. Ore e sigurte qe është gjykatese kjo, se mos jemi ne ndonjë emision humori.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                                      Ka vjedhur aq shume popullin shqiptar sa mund te harxhoje milona € per te blere gjithçks. Te lumte Vampir ! Mjere nenat e 400 mije zagareve qe te ringjallen o kerme.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Na myten

                                        Kush do ta relativizoje falsifikimin dhe genjeshtren e e kesaj eshte po aq i ndyrë sa Sali Bisha.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mbytu

                                          O mbytesh e mos befsh hajer,ka genjyer ka fslksifikuar dokumenta cfar kerkon akoma nga kjo te jete gjyqtare?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vlora

                                            Me këtë koment jane thënë te gjitha, keto kujtojne se kush është kunder kketij turpi, është me Sali Halen.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. Q
                                            Qytetari

                                            Njelloj si sulmet e porositura per prokurorin Ols Dado eeee Tema.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kurre nuk mund te kete drejtesi sa te jete Saliu

                                              Saliu ka ne xhep me dosje korrupsioni ose spiunesh rreth 90% te prokuroreve kudo, dhe ne cdo nivel! Pra kurre nuk do kete drejtesi nese ky sekt prokuroresh te Saliut nuk i perzeme nga sistemi. Rama duhet me patjeter ta jape me koncesion per 10 vite sistemin e drejtesise. Nderkohe do pergatitet e trajnohet nje brez i ri prokuroresh e gjykatasish. Ndryshe, vetem Kanuni e zgjidh punen.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. G
                                              Grant pr

                                              Ne pikepamje formale apo zyrtare, nga keto dokumenta Irena eshte dhe njihet subject 0 per drejtesine greke! Kjo duhet te jete edhe referenca per drejtesine shqiptare. Te vrasesh 4 persona dhe te thyash se ishte "krim shtetror pa dashje" , ceshtja e Irenes me duket hic mosgje! SPAK mos u shperqendro! Beje kujdes nga tufa e budallenjeve te PD.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Juri

                                                Fakti që ka paraqitur dokument të fallsifikuar e zhvesh automatikisht nga e drejta për të mbajtur postin e gjykatësit. Masa e dënimit nuk luan rol dimethënës në këtë rast. Rol domethënës luan pastërtia e figurës, imazhi në syrin e publikut. Nuk paska vendi juristë të papërlyer, që mund ta kryenin më me ndershmëri detyrën? Apo vendos partia dhe në këto raste? Atëhere e keni kot që dërdëllisni për gjyqësor të pavarur dhe plotësum të kushteve për pranim në BE.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Real

                                                  Cfare nuk po bejne keto palacot e ripjelljes qe ta paraqesin te shkreten se nuk ka ditur se eshte denuar . Jo qe e ka ditur,por edhe keto hajnat e ripjelljes e kane ditur,dhe e kane perdorur kete fakt per ta shntazhuar qe te bente sic i diktonin keto hora te veshur me pushtet. Te nxirrte vendime,ne emer te drejtesise se “ Re” kunder opozites. Dhe sot qe u zbulua komploti, dhe mbreti ka dale lakuric dhe me byt… h jashte keto morra te ripjelljes e bejne nje gje te parendesishme . Kjo provon se si behen punet ne Albanistan.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. f
                                                    fiqiri ismaili, demokrat part time.

                                                    kush ka genjyer ne formular ka humb mandatin, pse duhet te jete me mire kjo?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tironci

                                                      Kjo zonje eshte perpjekur vetem te beje jetesen ne ate kohe dhe sikur te kete dashur te kaloje kufirin me vize fallco kete e ka bere sikurse beri shumica e shqiptareve qe athere iken nga nevoja ekonomike se ndryshe nuk kishte pse ta bente. Kjo ne fakt i konvenonte dhe qeverise shqiptare qe sikurse dihet nuk mund t'u krijonte shqiptareve nje jetese dinjitoze prandaj dhe shume shqiptare kaluan kufirin me viza e pa viza, nga toka, ajri e mali per te mos thene qe qeveria shqiptare e inkurajonte vete nje levizje te tille te popullit. Ky migrim masiv uli ne fakt dhe konfliktin social ne shqiperi, per me teper keta njerez qe iken nga syte kembet e qe lane atdheun ndihmuan dhe familjet e tyre me remitancat qe derguan. Une jam nje nga ata qe e lashe shqiperine ilegalisht dhe e shikoj dhe kete zonjen te jete nje e tille si une. Per me teper duhet thene qe qeveria shqiptare nuk eshte e afte edhe sot ti plotesoje shqiptareve nje jete dinjitoze prandaj shume shqiptare duan te ikin ne mergim dhe sot. Duhet te theksoj ketu se bufi i kenetes qe uleret kaq shume si dhe shume te tjere si ai por vecanersisht ai, as qe nuk e mori mundimin te linte atdheun si shume nga ne per nje jetese me te mire sepse bufi nuk kshte nevoje ta bente kete sepse ai kishte lindur me kemishe qe nga ardhja ne Tirane me burse te plote naga pidhi semes ne Vicidol e deri tek pune na spital dhe tek udheqja e asaj kohe afer Enverit e deri dhe tek udhetimet ne France me shpenzimet e shtetit ndersa pas 1990 j'u shtrua qilimi te behej kryetari i opozites dhe j'u dha pushteti ne tavoline keshtu qe bufit as qe i shkonte mendja si atij dhe familjes se tij te largohej me vize apo pa vize. Parate dhe jetesen e shtrenjte bufi e kishte te siguruar ndryshe nga ne te tjeret qe e beme me djerse ne kurbet, e beri duke bere korrupsion dhe krime dhe duke ju rrjepur prinderve tane parate qe derguam ne . Por te krahasosh krimet dhe korrupsionin e bufit me vizen e gjykatses eshte si te krahasosh te miren me te keqen, te bardhen me te zezen.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vjen era Genjeshtra

                                                        Perkthyesja,qenka nga Temu,,si mund te Shkruhet Gjykata Janine,,,???? Nuk egziston ky emer ne Gjuhen Greke,Qyteti Quhet IOANNINA ,paska perkthyer cdo gje ne rregull por ja ka futur allaturka,qytetit..Ne documented zyrtare nuk ka vend per nostalgji Historike apo shovinste cfare do Qofte Emri ashtu perkthehet…pra eshte nje leter Higjenike se eshte ndryshim emri,,eshte akt kriminal..shkoni ne Greqi dhe kerkoni Gjykata me emrin Janine dhe do ju jape Greku Vertetime zyrtare me keta emer???? Greku denon ne mungese cdo njeri qofte Shqiptar,Grek apo cfaredo..ne apo vite te gjithe perdornin Visa fallco,dakort,por mos te genjej qe nuk eshte e denuar.po te futi ne sistem Greku per shkelje,nuk te leshon Kurre certifikate si denim inpavlefshem..se sido te jete kjo ka genjyer Shtetin Shqiptar,dhe eshte Jo njeri me Vlere per te gjykuar..kjo ka Kujtuar se greket Jane pa Qitape dhe do harrohej dhe per te mbuluar gjurmet ka ndryshu mbiemrin,njesoj si bejne kriminelat….Si mund te Gjykoje Kjo ne cfare shteti evropian do gjykonte nje tip i tille..Nuk ka ceshtje patriotizmi ketu,ka bere deklarum te rreme te hiqet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. C
                                                          Ceceni maloqeri,,

                                                          Nuk mbarohen kopilat e ferrave te Saliut,,,,edhe pse 82 vjec,,prapa u shijon diarrea e Saliut,,,keta mbas vdekjes te Saliut do bejne vetvrasje,,,si tha ai ceceni i Laprakes,,te dua me shum se babain tim,,ky gjeti babain biologjik

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. ?
                                                            ????

                                                            ...NUK KA SHQIPTAR QE NUK ESHTE PENALIZUAR NE GREQI.....GJOBA,GJOBA NA GRINE...VETEM SE JEMI SHQIPTARE...SIC DUKET JU PRISH PUNE KJO GJYQTARE...KOT NUK QENDROJ MULI 1MUAJ NE JANINE...PER MUA VENDIMI 0 ZERO...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gjyqtari i larguar nga vetingu

                                                              Sali krimineli ka 30 vjet qe vret,vjedh,percan shqiptaret,sulmoi ambasaden amerikane,vrau disa kundershtare politike,vrau ne Gerdec e me 21 janar, dhe akoma ben protesta per te ardhur ne pushtet, sikur te ishte akullore. Drejtesia,berishsitet,pushtetare te korruptuar,tradhtare te vendit te tyre,shfaroses se vlerave morale e materiale te ketij populli, ne vend qe hajdutet dhe kriminelet e vertete te ishin pas hekurave, merren nese ka deklaruar apo jo gjyqtarja Irena Gjoka "nje kthim nga autoritet greke" ne vitin 2005. Ore, ketu ne kete shtet, eshte per te vene kujen.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Koli

                                                                Saliu SULMOI AMBASADEN AMERIKANE?!!! Kte se kane thene as amerikanet kur e shpallen non grata. Saliu vodhi vlerat morale dhe IKONAT thuaj me mire?!!!! A mos ishte nje tjeter or mik?? . Ju ka shperlare Trute Gazetaria or qyq.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. M
                                                                Mondi

                                                                Kur Irena Maneku nuk ka pasur as nje djeni mbi kete vendim nuk ka as nje pergjegjesi morale dhe ligjore dhe ai vendim eshte nul dhe nuk ka pse politika e mbrapsht e pergojon dhe ka interesin e vet per ceshtjet e tyre.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Paloqja i relaksuar

                                                                  Saliu me tufën e budallenjve që i mbajnë avazin e kanë zakon që mutin e robit ta bëjnë mullar . Kjo është pak , po shumë e saktë .

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje