"Rama do të ketë fatin e Maduros" - Berisha mohon qëndrimin e PD, por e nxjerr bllof Flamur Noka!

23 Janar 2026, 17:10Politika TEMA
"Rama do të ketë fatin e Maduros" - Berisha mohon

Pas kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë nga amerikanët, në Shqipëri lindi shpresa e madhe, sidomos te Partia Demokratike, se edhe Edi Ramës i erdhi fundi dhe ai do të merrej me helikopter për t'u çuar drejt SHBA-ve. Shumë eksponentë të PD-së, shpërthyen në statuse dhe deklarata, duke ngritur frymën se shpëtimi po vinte nga Presidenti Trump. 

Por tani që Rama është pajisur me ftesë për në Bordin e Paqes dhe pasi u bë e qartë që i dorëzoi familjes Trump, Zvërnecin dhe Sazanin bashkë, Sali Berisha ka mohuar që Partia Demokratike, të ketë patur qëndrimin (dhe shpresën) se kryeministrin do ta largojnë si Maduron e Venezuelës. 

Berisha tha në emisionin "Opinion" se këto deklarata i ka përhapur Rama vetë, për të bërë diversion, madje e quajti "teknikë e ulët moralisht". 

"Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang", deklaroi Berisha. 

Mirëpo kjo deklaratë bie ndesh me statuset e numrit 2 të PD-së, Flamur Nokës, i cili në ekzaltim e sipër nga kapja e Maduros, shkruante se pas diktatorit të Venezuelës, rradhën e ka Ramaduro!  

Ndoshta Noka nuk është konsultuar me partinë dhe këto i ka qëndrime personale. Por fundja nuk ka bërë ndonjë mëkat, thjesht ka treguar me fjalë, shpresën që ekziston në Partinë Demokratike, që dikush nga jashtë të bëjë punën që ata nuk po e bëjnë dot prej 13 vitesh. 

7 Komente

  1. Z
    Zzzzz

    Ca niveli ke futur ne kuvend o doktor brisha. Nivel injorantesh. Nuk kan asnje ide as vizion zhvillimi asnje gje. Dijne vetem llogje halabakesh kafeneje qe edhe ato i harrojn edhe vete pas dy ditesh. Me keta budallenj nivelin tend tregon sigurisht.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetem Burgun meriton !

      Penecilina Diktatori dhe komunisti me Fanatike ne Evrope, duhet ta kete te qarte, qe te nderuarin z. Edi Ramen neve qe jemi Demokrate e Votuam dhe do ta Votojme gjithmone .... Se Ai nuk ka vrare , nuk ka shkateruar Shqiperine, nuk ka vjedhur secilin Shqiptare , sic ke vepruar dhe punuar ti kriminel...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Admir TOTA KUKES

        Flamur Noka ka vite qe nuk vjen ne takime me kuksjanet

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi ndalo drogen o i marré mendesh

          Bufi kenetes as vete nuk e di çfare thote. Ky ka vite , vite , vite qe kurrohet si Sociopath ( maladie mentale ) doza e ilaceve qe ka mare dhe mer e kane shkateruar fare . Shikohini fytyren , levizjet e syve , shkeputjen qe i bene frazes duke futur nje fraze tjeter , ecjen mungese ekuilibri.....ky eshte ne gjendje te rende shendetsore , ky gjitheçka qe thote e besone eshte ne délire totalement. Nga natura eshte frikacak dhe frika ja aggravon semundjen , ky jetone me burgun ne koke 24/24 ......i kujtohen krimet te vraret ppshtersit , mos t'ju duhet Cudi kur nje dite ky do dali nudo rrugeve te Tiranes. Dhe me vjen keq qe média e perdoré per klikime per te tallur bythen me nje te semure psiqik. Familja femijet duhet ta hospitalisé.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baca

            Keta jane qenjet me te poshtra mbi toke! Jane te pafytyre, te liq e te pabese! Jane poseduesit e laboratorit te intriges, shpifjes, peversiteteve e cdo ndyresie ne planet! Mjere Shqiperia qe i kane rene per hise keta horra e bandit.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Franci

              Po si ka mundesi qe ky plak i poshter te gjitha maskaralleqet qe ben ja faturon paturpesisht kundershtarit. Lejoi firmat piramidale ne 1996 dhe mgjse guvernatori i bankes dhe FBI i thane qe duhen mbyllur urgjentisht ai dha nje deklarate idiote qe “ parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote “. Kur piramidat rane e shqiptaret ngelen pa shtepi e me xhepa te zbrazur deklaroi qe firmat u krijuan nga socialistet !!!! Njerezit u ngriten ne protesta e Berisha mobilizoi militante per te luftuar me protestuesit ne jug biles tentoi ti bombardonte nga ajri. Dha urdher per hapjen e depove duke armatosur militantet e PD e shteti doli jasht kontrollit. Perseri ja faturoi kundershtarit qe 97 ishte revolucion komunist!!!! Vrau ne bulevard 4 protestues dhe ja veshi kundershtarit qe kane vrare njeri tjetrin !!! Se fundi me entuziazem deklaronin cdo dite qe amerikanet do ta arrestojne Ramen njelloj si Maduro. Dhekur kjo deshtoi deklaron pa pike turpi qe keto fjale i ka perhapur vete Rama per vehten e tij !!! Ne emisionin e sherbetorit te tij Fevzi korani !

              Përgjigjjuni
              1. S
                STRUGA

                si një Qen i plakur që i kanë rënë leshtë saleh berishoviqi me gjak serbi! Rrej, rrej dhe përsëri rrej, serbet e kanë aksiom në politikë RrENËN, thoshte deri sa qe gjallë Dobrica Qosiq, Kryetar i Akademisë sė Shkencave të Serbisë. Pra Saliu është në linjën e tij se i tyre është, por shqiptarëve ua merr të ligat se i ka dalur boja. Shqiptareve dhe Shqipërisë ua han atë që nuk thuhet- thoshte Gjigandi Rama para do kohe, dhe ashtu është e vërteta, Saliut i ka mbetur vetë të hajë fekalet e shqiptarëve.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje