“Të shitur te Rama”, Pjetri i përgjigjet lidershipit të PD-së: Askush nuk guxon t’i vërë çmim gjakut të katër brezave të familjes time (VIDEO)

23 Janar 2026, 17:00Politika TEMA
“Të shitur te Rama”, Pjetri i përgjigjet lidershipit

Komoditeti që të jep vendi i dytë në politikë është gjendja që, sipas Ndrec Pjetrit, e ka lënë Partinë Demokratike në opozitë për më shumë se një dekadë. Një nga kandidatët më të votuar të opozitës në qarkun e Durrësit, Pjetri flet pa dorashka për një parti që, sipas tij, është mësuar të humbasë dhe ta administrojë humbjen si status quo.

I angazhuar sot në lëvizjen e Salianjit, ai beson se Partia Demokratike duhet të ndryshojë rrënjësisht nëse synon realisht rikthimin në pushtet. Në një rrëfim që përzien rrugëtimin personal dhe atë të PD-së, Pjetri ndalet te angazhimi i tij që në moshë fare të re, betejat e pafundme elektorale, fushatat dhe protestat e PD-së, por edhe te gabimet që, sipas tij, e kanë mbajtur partinë peng të vetvetes për 13–14 vite.

Historia e Ndrec Pjetrit me PD-në nis herët. Shumë herët. Një fëmijë 11-vjeçar që endet nëpër dyert e Partisë Demokratike, i rritur me idenë e lirisë, demokracisë dhe sakrificës politike që e ka origjinën tek familja e tij me një histori të gjatë persekutimi nëpër burgjet komuniste. Katër breza të familjes së tij, thotë ai, janë të lidhur pazgjidhshmërisht me të djathtën. Një lidhje që nuk është as e rastësishme, as oportuniste. Pikërisht kjo histori e bën të ashpër reagimin e tij ndaj akuzave të lidershipit demokrat, se lëvizja ku ai bën pjesë është “e shitur” te Edi Rama.

“Sa vlen gjaku i katër brezave të mi? Si mund ta blejë Rama këtë sakrificë, këtë angazhim për liri dhe demokraci?” – pyet Pjetri, duke e cilësuar akuzën fyese.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk humbi vetëm zgjedhjet, por humbi frymën. Humbja u shndërrua në rutinë, ndërsa mungesa e strategjisë u mbulua me justifikime dhe armiq të brendshëm të shpikur. Ai thotë se braktisja masive e anëtarëve dhe simpatizantëve nuk u analizua kurrë seriozisht. Nuk pati reflektim, nuk pati përgjegjësi. Ndrec Pjetri ngre pikëpyetje të forta mbi pazaret, marrëveshjet e padukshme dhe interesat e biznesit që, sipas tij, fshihen pas komoditetit të vendit të dytë. Një opozitë e dobët, por e kontrolluar, që nuk rrezikon pushtetin dhe nuk rrezikon as lidershipin e vet. Në këtë logjikë, kandidatët e listave të mbyllura zëvendësojnë më të votuarit, ndërsa baza ndëshkohet përmes përjashtimit. Një PD që refuzon votën e demokratëve, por mbron emërimet nga lart. Ndrec Pjetri ishte kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ndër më të votuarit, me rreth 5 mijë vota.

Ndryshe nga narrativa zyrtare, Pjetri thotë se në bazën e partisë lëvizja Salianji është pritur me entuziazëm dhe besim. Jo si përçarje, por si përpjekje për ta kthyer PD-në në kursin e fitores.

Ai flet për një lidership që nuk njeh as anëtarët e vet, as numrin real të tyre. Për një parti që shpesh analistët kërkojnë ta trajtojnë si pronë private, por Pjetri flet për të kundërtën: “Berisha është i Partisë Demokratike, jo Partia Demokratike e Berishës”.

Sipas Pjetrit, mesazhet që lidershipi dërgon sot elektoratit kanë një qëllim të qartë: ndalimin e foltoreve të Salianjit dhe çdo fryme që rrezikon status quo-në. Frika nga ndryshimi është më e madhe se frika nga humbja, një ndër arsyet kryesore pse opozita është sot në këtë situatë.

13 Komente

  1. S
    Sass

    Ndrec ke durim dhe 20 vjet deri sa te merret dikush me non graten, sa te jet ky nuk keni clirim nga e keqja por deri athere nuk besoj se ka PD por disa tipa si Gjekmarku ku per karrige i tha non grate te lutem ma fut sa te mundesh vetem du deputetllekun jo se ndihmoj njeri por hapem bythesh para tyre

    Përgjigjjuni
    1. Burgagjiu

      Pse nëse ke bërë burg bëhesh i djathtë? Këtë nuk e kuptoj. Të gjithë burgagjinjtë janë të djathtë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos u mbifte fara

        Qenka bere me Salinj hanin heu bre!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vleshte

          Humbja = " fitore" still I vjeter serb.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            RESPEKTE për të paret e tu, që kanë dhënë kaq shumë për demokracine, respekt edhe për dy zotni për kurajon dhe rrugën e drejtë që keni marrë. Të gjithë të djathtet e vertetë,pa dallim, të pervuajtur nga regjimi KOMUNIST,duhet të ndjekin djemt me kurajo të tillë. E djathta nuk duhet të mbeshtetet te ata që i sherbyen me zell komunizmit, dhe dreqi e di përse e kthyen pllakën dhe na u bënë demokrate brenda nates. Numerojoni sa ish komuniste ke ne udheheqjen e PD, dhe sa të perndjekur janë aty, asnjë. Aaaa po, djem prokuroresh dhe hetuesish ke, Çim çim Gjata, Ivi i Kasos hetuesit të Fierit aty e keni. Po t'ja doje puna ja u mer shpirtin prapë si i jati. Kaq di unë.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KOMUNISTI LIBERAL

              Një e djathtë me në krye komunistin më fanatik, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën lindore, për 35 vjet rresht, nuk kishte si të përfundonte ndryshe, or Nrec, or Pjetër? Shyqyr që e kuptoi brezi i katërt, thuaj!!!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Barku i mizerjes

                Po pabuksi Dallkauk Berisha pshurri edhe babën e vet shpirtëror pasi e nxorri nga varri, jo rracën e atyre që konsideron skllevër të vetët! Po e meritoni. Jeni pjesë e Esadizmit, tribalizmin, bejlerizmit, antishqiptarizmit dhe Të Padëshiruar dhe të shporrur nga gjithë Perëndimi.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  penicillina

                  bravo, demokrat i vertet dhe jo taliban

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Je autogol z.Pjetri

                    O z.Pjetri, po na thuaj edhe nje fjale direkt per Saliun, ndryshe hesht ma mire!

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Turp te Kesh qe ndjek pas nje komunist fanatik dhe injorant si berishovici

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ana

                        Ky qenka budall. Po cfare lidhje ka PD-ja me politiken e djathte? Vetem te djathte nuk kane qene kurre as ne pozite e as ne opozite. Gjynh djale i ridhe nuk e ka kuptuar qe PD-ja ka qene gjithmone nje bande teroriste me ne krye komunistin sali!

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Or Ndrec

                          ...nuk je shit tek Rama por je shitur tek Komunsti Berisha.

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            drejtesi e munguar

                            Nga momenti qe pas cdo fushate zgjedhore nuk behet analize per rezultatin e shkaqet e humbjes apo "fitores",nuk ka parti qe te perparoj.Z.Pjetri,duhet te kuptoj se Z.Salijani eshte nje i denuar per fallsifikim,ku e zhyti Z.Berisha.Edhe sot pas kaq takimesh nuk kemi degjuar te behet analize por vazhdon refreni:Me Ramen s'behen zgjedhje,kemi fituar e te tjera.Z.Pjetri duhet te kuptosh Ti dhe te tjeret se pa "operacion"te thelleku te hiqet "kanseri"i asaj partie nuk mund te jeni parti,e aq me teper fituse.Zoteri ,duhet te kuptosh (ne qoftese je idealist)se ne Shqiperi nuk ka parti me ideale per Shqiperine por,ka grupime per interesa financiare.E gjithe politika 35-vjecare eshte per te pervetesuar gjithecka Shqiperia dhe shperberja e ketij vendi.Lereni slloganin, jo komunist e jo ballist,se jane thjesht dokra per mashtrim.Ne qoftese te paret e tu kane vuajtur ne burgjet e diktatures nuk te jep Ty dhe kujdo tjeter "pasaporte"si demokrat.Beni historin tuaj dhe mos kerkoni merita nga paraardhesit e nderuar.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje