Ministri për Europën i Gjermanisë takon Ramën: Shqipëria në BE, nëse çohet përpara lufta ndaj korrupsionit

23 Janar 2026, 16:02Politika TEMA
Ministri për Europën i Gjermanisë takon Ramën:

Gunther Krichbaum, ministry gjerman i shtetit për Europën ka vizituar Tiranën me një mision specific, për të promovuar afrimin e Shqipërisë në BE, duke mos ndalur ritmin e luftës ndaj korrupsionit. Siç bëhet e ditur nga njoftimi për shtyp i ambasadës gjermane,

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh:

„Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së  duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe  luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave,  si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese."Y.P

9 Komente

  1. R
    R

    Ky Krricbowni ,mik I vjeter I Saliut shpresoj te Mos gaboj duke e takuar.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      I korruptuari me gjith qeveri ky monster. Harrojeni se lufto korrupsionin ky monster hajdut bashke me baxhellen balluku karit

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rraciste

        Qe Gjermania ka korrupsionin me te madhe ne Europe duhet te dali nga Europa........ Nuk e duan Shqiperine ne B.E . njerzit duhet ta kuptojne . Gabimi me i madhe ishte mbyllja e Open Ballkan . Open Ballkan ishte idea me gjeniale , tre - kater shtete me ekonomi dhe nivelé jetese te njejte , me rroga te peraferta niveli zhvillimit pothujse i njejte , ishte fikse nje Benelux. Shqiperi Serbi Monténégro Maqedoni Bosnie ishte super , bolle me keto vende te tregeosh specka domate mandarin bolle keto vende te frekuentonin plazhet Shqiperia s'kishte kur nevoje per Europe.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendim

          Mire e ke po nuk i intereson Europes open ballkan se ska deshire te merret edhe me nje bashkesi tjeter si Po merret me te tjera vende Si USA, Rusia, Kina qe nuk au del dot.

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jeniceri

          Jo shoku gjerman . Ne Shqiperi nuk ka korrupsjon por shperdorim detyre ,trafiqe ,kondrabande ,prostitucjon ,vjedhje e mos serjozitet ndaj detyrave sic kini dhe ju plot ne te gjitha vendet e BE.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti pa atedhe

            O te lutem shume z.Krichbaun, te pergjerohem,na kerko cte duash.ne jemi gati te bejme sakrificat me te medha per tu futur ne BE, jemi gati te durojme vapen e perveluar ,ngricen e acarte, llaven e nje vullkani, jemi gati te ecim mbi nje kordon te zjarrte, jemi gati te hidhemi pa parashute por te lutem mos na kerko te pamunduren,mos na kerko te mos vjedhim taksat e popullit trim e liridashes shqipetar. EDhe po nuk e pranuat Shqiperine, shqiptaret do ti pranoni si cecua, do tua cojme me makina,autobuza,avione,anije,me varka e me cdo lloj mjeti.Do thoni si do ti bindni shqiptaret te lene vartat e tyre, ah,fare thjeshte zoteri,do tua bejme jeten te pamundur me llojlloj marifetesh qe tu duket balta juaj me e embel se mjalti jone.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Ore njerez nuk ka te diathte ne Shqiperi ja Pershembull pse te quajme te Diathte Salen e jo Ramen,Sala komunist i orve te para,kurse Rama i biri komunistit e pse te besoi Salen e jo Ramen?

              Përgjigjjuni
              1. O
                O minister

                Korrupsionin na e sollet ju.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mendim

                  Ate qe do mbjellesh do korresh, kur ra komunizmi ose me sakte kur u modifikua ne pseudo demokraci nga nena Parti, asnjeri nuk erdhi te thoshte merreni kete fare gruri se eshte e mire se tregun e blerjes jua siguroj une, por thane lere grurin se ska leverdi na hashashin se ky te jep lek . Sollen planifikimin familjar qe mos te benim shume femije dhe ja Ku kemi 2.4 million banoret me shume pleq e plaka. Bejne perpjekje ta bejne Shqiperine koshin e tyre te mbeturinave e pastaj te bejne politike ekologjike. E marrin pjesen e studenteve te mjeksise pa ju bere syri terr e pastaj vine e te japin moral per korrupsionin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje