Drejtuesi i FRPD Durrës-Berishës: Nuk mundet Rama me Foltore

23 Janar 2026, 19:50Politika TEMA
Drejtuesi i FRPD Durrës-Berishës: Nuk mundet Rama me Foltore

Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari, në fjalën e tij në Foltoren që po mbahet në selinë blu, shprehet se Foltoret nuk janë zgjidhja që çon në mundjen e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës në pushtet.

Sipas tij një tjetër problematikë është edhe zbardhja e mbledhjeve të PD në media përpara se vendimet e diskutimit t’i bëhen të ditura strukturave të partisë, ndërsa edhe ai njëlloj si Glauk Olldashi ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura në mënyrë që të flitet më hapur në lidhje me problematikat e PD.

“Kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD ku në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, me sms i marrin vesh mediat. Kjo nuk është normale.

Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që në përfaqësojnë ne.

Foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme përballë propagandës. Çdo drejtues e deputet duhet të dalë në zona dhe të kuptojë problematikat”, tha ai.

3 Komente

  1. P
    Partia e loqeve të tredhur

    O çun, thuaje troç; Nuk mundet Rama me prostitutën e Bejlerit dhe kadavrën e sanksionuar familjarisht si jashtëqitje hajdute dhe antidemokratike.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frpd fshf oshe kesh

      Po tē isha kryetar i PD-sē, protestat kombëtare do i organizoja te sheshi Skēnderbej, ndērsa foltoret hebdomadere., te sheshi Italia.Nuk ka logjik dhe kuptim para Kryeministris, pasi atje ēshtē mazhoranca ,ku dhe vetē Berisha po tē reflektoj nē atē qē thotē lart dhe fort se jemi nē kilometrin e fundit tē maratonēs.Por kujt t'ja thuash, njē PD -je qē shpērndan trakte te 9 katshet dhe te Rrug E Elbasanit si te filmi Debatik.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Nuk i kuptoj ca te rinj,qe e cojne kohen e tyre jabana ne takime me non-graten madheshtore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje