''Federatë opozitare'' pa Bashën, zëdhënësja e PD: Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK

18 Shkurt 2024, 12:55Politika TEMA
''Federatë opozitare'' pa Bashën,

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.


Karabina u shpreh se PD është vetëm pro aleancave që kanë një qëndrim të qartë pro drejtësisë dhe partnerëve euroatlantikë.

E pyetur për bashkimin e Bardhit me Rithemelimin, Karabino tha se një veprim i tillë mund të ketë zhgënjyer shumë demokratë por theksoi se qëndrimi mbetet i njëjtë për të bashkëpunuar vetëm me ata që mbështesin pa asnjë rezervë SPAK-un.  

"PD ka mundësi të krijojë aleanca me këdo që nuk ka lidhje me sulmet ndaj SPAK-ut, që ka një qëndrueshmëri të prerë.

Jemi për aleanca dhe bashkëpunime që janë euroatlantike të pakorruptuara, mbajnë qëndrim të qartë dhe mbështesin pa asnjë rezervë drejtësinë.

Ne kemi thënë se mund të na bashkohet kushdo që është krah partnerëve dhe mbështet pa asnjë rezervë SPAK-un”- u shpreh Karabina në një lidhje skype në Report Tv. 

Sipas Karabines, federata e re opozitare është ndërtuar në kuadër të marrëveshjeve në kurriz të qytetarëve, ndërsa u shpreh se PD distancohet nga aleanca të tilla dhe theksoi se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Reforma Zgjedhore.

“PD do fitojë besimin e qytetarëve jo me aleanca dhe marrëveshje në kurriz të tyre por do ta fitojë me moral politik me një aleancë në shërbim të qytetarëve jo në shërbim të aleancave të ngushta.

Interesi i qytetarëve sot është Reforma Zgjedhore dhe PD po bën akte politike për të pasur një sistem zgjedhor demokratik për të siguruar zgjedhje të lira, për t’ju imponuar mazhorancës në parlament ku më pas të kemi votim të Kodit Zgjedhor”- tha zëdhënësja e PD.

 

5 Komente

  1. S
    Soza

    Po shpërdorimet me fondet për rrugën e Kombit do ti çoni në SPAK? Pa dalë para drejtësisë për ato shpërdorime, nuk do të ketë bashkëpunim me personat përgjegjës.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaspëri

      Shum e saktë zonja. Vendim i drejtë dhe bindës.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Asnje gje jashte normales per ju. Nuk zhgenjeni ne misionin e gojores per pushtetin hajdut te ripjelljes.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Shume mire e ka PD-ke zyrtare qe nuk futet ne federaten opozitare. Me cilin do bashkepunoi PD-ke zyrtare? Me Flamur Noken qe eshte nje cop budalla,nje malok koketrash qe nuk di nga lidhet gomari apo me Gaz Bardhin,kete njeri pa shtyll kurrizore e nje njeri qe vrau ne Elbasan Pjerin Xhuvanin. Larg qoft edhe me Sali Berishen nuk mund te bashkepunohet se ai eshte nje njeri i damkosur nga vet populli shqipetar si kryekriminel i arrestuar dhe nga SHBA qe e kane vene njollen me te zeze non grata. Prandaj mire e ka zonja Karabino qe nuk pranon bashkepunim me bashkimin e asaj cope te turpsheme te partise se themelimit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lenci

            Po shume mire! Beni aleance me Ramen se dhe ai e mbeshtet Spakun njelloj si ju se e ka te vetin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje