Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në platformën “X” këtë të shtunë, 16 maj, ka njoftuar se së shpejti do të publikohet dokumenti i “Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030”.
“Samiti i IV-të i #Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i #Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit.
Pikërisht në kuadër të këtyre përpjekjeve shumëplanëshe, dhe në përputhje me sugjerimet e rekomandimet e paraqitura gjatë dhe pas Samitit, të cilat po reflektohen në projektin përfundimtar të Strategjisë, javën e kaluar zhvilluam një takim të frytshëm me Grupin #Ndërinstitucional të Punës“, shkruan ai.
Hoxha thekson se objektiva kryesore mbeten:
-promovimi i investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar
-forcimi i bashkëpunimit të strukturuar mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit
“Diskutime të tilla marrin vlerë reale kur zhvillohen, sikurse po bëjmë, së bashku me grupet e ndryshme të interesit dhe orientohen drejt objektivave konkrete: promovimit të #investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të #gjuhës, kulturës dhe #identitetit kombëtar, si edhe forcimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Vetëm përmes këtij bashkëpunimi do të mund të krijojmë mekanizma efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të Shqipërisë“, shkruan ai.
Ministri shkruan se ky dokument do të publikohet në javët në vijim, pa dhënë një datë konkrete.
“Në javët në vijim, dokumenti do të bëhet publik për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë. Kontributi i gjithkujt është i mirëpritur.
Pasi vetëm të gjithë së bashku, në atdhe dhe në Diasporë, si dhe në bashkëpunim edhe me partnerët tanë #ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces, mund të ndërtojmë një Strategji që përcakton, në një nivel më ambicioz, drejtimet kryesore të bashkëpunimit me diasporën shqiptare në planin institucional, ekonomik dhe social, edhe në shërbim të objektivit tonë madhor kombëtar, antarësimi në #BashkiminEvropian“, shkruan ai.
Kujtojmë se Samiti IV i Diasporës u mbajt më 13-15 prill 2026 në Tiranë. Asokohe, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e lidhjes së fortë ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në mbarë botën. “Nuk ju duam spektatorë, por aktorë në zhvillimet e vendit”, deklaroi Hoxha. Ai theksoi rëndësinë jetike të përfshirjes së diasporës në jetën aktive sociale e ekonomike të vendit.
Ferit behu gati per gafen e javes tjeter se erdhi e hena
Diaspor i quan PS tē gjithē qytetarēve qē regjimi Rama ka urritur, duke ju hequr tē drejtēn e punēs pas refuzimit pēr asistenc sociale.BE shikon me sytē e saja si i largoi Balluku qytetarēt me zero tē arrdhura vjetore , nē njē uri si auschvitz i Polonis ndaj çifutēve.Sot vēllai dēbon vēllain nga shtēpia prindērve, pērvetson tokēn e gjyshit dhe kērcēnon motrat pēr ndarje përgjithmon nēse i cēnohen interesat.Ky ēshtē ligji 7501 dhe e arrdhmja e zymtē qē ka nē vetvete sejcili qē Rama i thotē paketa e maleve. Qeveria e 11 majit zbrapsjen e fshatrave e shikon si mundēsi ndēshkimi pēr tē pērfituar nga çvlersimi valutēs sē huaj, ku pērballen me njē skllavēri pa fund, nē njērēn anē janē qerat jasht vēndi, ushqimet veshmbathja, drita uji gazi, ilaqet, transporti, dhe nga aba tjetēr ata pak kursime ju a vjel bileta avionit dhe vlera qesharake e kurdit tē kēmbimit.Si i thotē Feriti ,Berisha : gangster. Na u ul te vēndi i Ramēs nē parlament, e heq veten rac superiore qē pretendon Shqipērin oborr tē familjes Hoxha
E di si e ndihmon Diasporen ti o kokeqyp? Beni ate shtet me te vertete logjor ne Shqiperi! Vijme vete ne Shqiperi dhe nuk duam leje nga njeri. Lerini keto shoqatat qe kemi ne SHBA se jane si biznese familjare dhe nuk perfaqesojne shumicen e Shqiptareve Mos u merrni me keto shfaqje dhe mbledhje per ti shperndare ne rrjetet sociale.
Hik e pirdhu hajvan minister, te dhjefsha mendjen ti dhe ai qe te zgjodhi
Po ky derdimeni me mjeker me qime nje po nje jo, ben mire te mos flasi fare se edhe ato te fillores ne paskuqan tallin menderen me xhevahiret e ketij shashtimenos me emri fefeferit!