Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi këtë të premte një vizitë pune në Shkodër, të fokusuar te aksesi në drejtësi, edukimi juridik dhe standardet europiane të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Vizita nisi në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku Ministri mbajti një leksion të hapur me temë “Aksesi në Drejtësi dhe Integrimi Europian”, për studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë.
Në fjalën e tij, Gogu theksoi se faza e re e reformës në drejtësi lidhet jo vetëm me ndërtimin e institucioneve, por me mënyrën se si qytetarët e ndiejnë drejtësinë në jetën e përditshme.
“Integrimi europian nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Ai matet me mundësinë reale që qytetari të marrë ndihmë juridike, të dëgjohet nga sistemi dhe të ketë akses të barabartë në drejtësi”, u shpreh Ministri.
Duke folur para studentëve shkodranë, ai ndaloi edhe te tradita qytetare dhe juridike e Shkodrës, duke e cilësuar qytetin si një nga hapësirat ku debati për shtetin ligjor dhe Europën ka pasur gjithmonë rrënjë të forta.
Pas leksionit, Ministri vizitoi edhe Klinikën e Ligjit pranë universitetit, ndërsa më pas zhvilloi takime me strukturat rajonale të ndihmës juridike falas, përmbarimit dhe shërbimit të provës.
Në fokus të diskutimeve ishin cilësia e shërbimeve për qytetarët, sfidat e institucioneve lokale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të standardeve të Bashkimit Europian.
Gogu u takua gjithashtu me përfitues të shërbimeve juridike dhe aktorë lokalë në Shkodër, ndërsa vizita u mbyll me një bashkëbisedim me profesionistë të fushës së drejtësisë në qytet.
Komplet genjeshter. Reforma ne drejtesi eshte e deshtuar dhe eshte deshtimi me i madh i Rames dhe i PS. Kur masakra shteterore e 21 Janarit neglizhohet per 15 vjet reformen merre e fute ne bythe Z.Gogu.
Ulsiu ishte nje minister JAGO, realizonte intrigat e Palloshit, ne bashkepunim me Adriatik Mut Dumani futi ne burg Erjoni. Palloshi njehere qe hoqi qafe Erjonin, e hoqi Ulsiun mbasi kishin dale llafe, vuri ket gomarin qe nuk ben asnje pune por vetem fut rrena, si benin dikur ne kohen e diktatures. Sipas ketij eshte gjithashka ne rregull, drejtesi per qytetaret etj., o te mort e mire mer idiot, po gati 60% e te burgosurve qe jane ne paraburgim? Gjthshka ne rregull.
Deri tani i bie nuk duhet ta ndiente...pra 10 vjet mbas reformes...mos keni shtuar gje gjyqtaret ne apel e te larten? Vetem atehere do e ndjejne qytetaret o Gogu. Keto pune nuk jane si te predikosh ne kishe.
Mero me fal pse eshte kaq koqe ky zhaba apo Rama I zgjedh qellimisht si idiot te drejtesise.
Ku e gjetet kete gallof more njerez!?? Ky duket qe eshte trashamak kalibri !
Populli do permbyse shpejt Ramen me gjithe drejtesine sashiste te banove, dadove dhe dumaneve. Duhet nje republike e re te instalohet ne Shqiperi.