Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

15 Maj 2026, 19:55Politika TEMA
Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por

Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe perspektivën e integrimit europian, duke theksuar se Brukseli vlerëson përparimin teknik të vendit, por mbetet kritik ndaj zbatimit të reformave dhe gjendjes së drejtësisë.

Sipas Andonit, qeveria shqiptare ka kuptuar rëndësinë e burokracisë teknike që kërkon Bashkimi Evropian në procesin e integrimit.

“Në atë që thotë BE, është burokracia teknike dhe Rama me stafin e tij e ka kuptuar këtë”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se situata e favorshme për Shqipërinë mund të mos zgjasë përgjithmonë, pasi Bashkimi Europian sheh me shqetësim realitetin e sistemit të drejtësisë në vend.

“150 mijë dosje flenë në drejtësinë tonë dhe gjithë pesha e asaj që dëgjojmë janë gjyqet ndaj figurave politike. Janë qindra mijëra dosje që presin”, tha ai.

Sipas Andonit, Brukseli e vlerëson anën teknike dhe njohjen e ligjeve nga administrata shqiptare, por problem mbetet zbatimi konkret i reformave.

“BE do zbatimin. Zbatimi janë dosjet stok në gjykata, çështjet që nuk shkojnë si duhet në procese gjyqësore dhe korrupsioni i frikshëm që ekziston”, përfundoi analisti.

5 Komente

  1. S
    Sala

    O legen por cfare stoqes flet, mos u merzit shume se kjo pune ka perfundua, pasandej do hashe mut

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Cfare eshte "burokracia teknike" qe kerkon Evropa? Duke pare "burokracia teknike" ne Evrope te le kuptosh qe "burokracia teknike" eshte ajo qe ka zevendesuar vullentin e popullit. Teknokratet/Burokratet jane ata qe drejtojne Evropen sot, dhe nuk eshte populli. Eshte ajo shtrese/klase e shoqerise qe punon per nje rroge, dhe qellim i saj eshte si ta mbaj ate vend pune ( me force apo me te genjyer) pavarsisht se cfare kekron interesi i popullit apo i kombit. Ne Shqiperi keta nuk kane fuqi. Fuqine e kane oligarket e krimit ( te kujton Rusine) dhe BE kerkon kalimin nga oligarket e krimit tek burokracia teknike. As njera as tjetra nuk jane demokraci. Ndersa ne Angli pershembull arestohen mesatarisht 30 vete ne dite per nje koment ne media sociale qe rrezikon kariren e burokracise teknike, ne Rusi arestohen po aq kur rrezikohet pasurimi i oligarkise kriminale. Dhe burokracia teknike sipas Andonit eshte gje e mire. Dosjet e korupsionit sot jane mal sepse drejtojne oligarket e krimit te lidhura me ato dosje. Nen burokracia teknike ato dosje do te jene prape mal, sepse ai mal i mban ne pune burokracine teknike dhe meqense jane burokrate do te nxjerin njeqind ligje e njeqin pengesa per ta mbajtur malin mal.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Andoni si gjithmon i saktë respekt. Kesaj i thuhet ti biesh ne kok problèmit. Dhe jo si ca analistë as mish as peshk. Pa denimin e dinosaurit kriminelit vrasesit antishqiptarit Salpleh Berisha nuk ka drejtesi. Gjaku i viktimave po gulçon nga padrejtesia e ç’drejtesis deri tani.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          S'ka gje. Ne do hyjme ne Evrope me drejtesine shpellare te Gites e Zenit. Pastaj te gjejne vrime te futen me babi kriminelin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Socialisti I vertete

            Antonio eshte nje berishist i kamufluar.Vetem Berisha mund te those se ketu ka corrupting te frikshem.Ku e shikon ky i pacpe korrupsionin e frikshem,tek breket e Ajoles apo tek 50 milion eurot e Belindes? Clare Jane 50 million euro per ta quajtur corruption te frikshem? Aq para i meer Ronaldo per 3 muaj e jo nje minister qe ka kaluar neper duar miliarda euro dhe po te better corrupting te frikshem do kish marre jo 50 million euro te qelbura por 10 apo 20 here aq

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje