Ambasada Amerikane ndan fjalën e Kathryn Hammond: Shqipëria, hapa mbresëlënës në transformimin digjital

15 Maj 2026, 13:00Politika TEMA
Ambasada Amerikane ndan fjalën e Kathryn Hammond: Shqipëria, hapa

“Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike”. Kështu është shprehur Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond.

Ajo vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në transformimin digjital, duke përmendur zhvillimet në qeverisjen elektronike, modernizimin financiar dhe infrastrukturën energjetike.

Në fjalën e saj, Hammond deklaroi se mbrojtja e infrastrukturës digjitale nga kërcënimet e huaja është një domosdoshmëri strategjike dhe lidhet drejtpërdrejt me sovranitetin e vendeve.

Sipas saj, avancimi teknologjik duhet të shoqërohet me masa të forta mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e sistemeve kritike.

Postimi i Ambasadës Amerikane: 

“Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion.” — Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, në një aktivitet që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike.

4 Komente

  1. P
    Polici

    Po hajde mbushi menjen malokeve me shtateqind fytyra .

    Përgjigjjuni
    1. J
      JMDFHGJ

      Kam vene re se ne fjlimet e zyrtareve amerikanne te cdo niveli gjendet shprehja " sic e ka thene Presidenti Trump", kjo me kujton kohen kur ne thoshim "sic e ka thene shoku Enver".

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos jepni lajme te tilla

        Do i bjer te fiket saliut dhe strategut muli dhe zhelalit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi

          Shko pirdhu shoku Sali

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje