Spahiu: Presioni i ambasadorëve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit

15 Maj 2026, 07:51Politika TEMA
Spahiu: Presioni i ambasadorëve të BE-së, detyroi PD të

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ishte presioni i ambasadorëve të BE-së që detyroi deputetët demokratë të bashkonin votat ditën e sotme me mazhorancën, për Rezolutën e Integrimit, e miratuar në Kuvend me 114 vota pro.

Në një lidhje për emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se me miratimin e Rezolutës është ezauruar një nga vërejtjet dhe rekomandimet nga BE për mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.

"Mendoj se bashkimi i votave mes PS dhe PDpër rezolutën është një lajm i mirë sepse ezaurohet një nga vërejtjet dhe rekomandimet për të cilat komisionerët ishin shumë kritikë në raportet e fundit, që ishte mungesa e bashkëpunimit të qeverisë me opozitën, krijimi i hapësirave për opozitën, apo edhe heqja dorë nga procesi bllokues apo i dhunshëm i rrugës së opozitës”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu tha se pavarësisht se dakordësia mes PD dhe PS për Rezolutën mund të jetë arritur për shkak të presionit të ambasadorëve të BE, ai e cilësoi akt pozitiv miratimin me konsensus e Rezolutës.

“Mendoj se pavarësisht se kjo mund të jetë bërë me hir apo me pahir, mund të jetë bërë nga presioni i ambasadorëve, të cilët një javë më parë patën një deklaratë kritike kundër Sali Berishës, për shkak të sulmeve që ai i adresonte ambasadorit Gonzato. Dhe mendoj se ky presion ka qenë një presion pozitiv që e ka detyruar opozitën të ndërmarrë një akt pozitiv në drejtim të procesit të integrimit”, tha Spahiu.

8 Komente

  1. N
    Nick Rossonero

    Kreshnos ja shkulen mjekrren dhe i rrasen syze! Arsyeja? Te mos u binte ndermend se eshte po ai qe mallkonte Ramen nga mengjezi ne darke duke u betuar se ishte Safi Kuqezi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Dhe pastaj presim ne pensionistet te na rrite Rama pensionin. Po ku te lene kreshniket o vella,

      Përgjigjjuni
      1. ×

        Shtetasi Spahiu nuk i din kuptimin fjalēs politik, jo mē tē sheshoj probleme nacionale, regjionale apo boterore.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodor

          O Niku e more A 1 ne Deutsch. Shko o njeri meso Gjermanisht se ngele me leje 3 vjecare.Ky me krijon idene se nuk ka pune. 4 here ne dite mjes dreke darke ne tv. Nuk hapim dot tv ne.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Ms.

            Presioni I sateme , o koqe kandari ! Ata te bashkuar Jane , o llapaqen ! Ata Jane nje , krijese e PP-se . " Jane ndare me dysh " dhe bejne sfoda ( keshtu I quanin ato ndeshjet e futbollit mes lagjieve cunat e viteve 50 , 60 , Sfida ) per te lsehasir budallenj si puna jote dhe logorine e maskarenjve qe Po e rrjep kete vend . C'eshtr KY burre cingane , mor aman ?!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xha Braho

              O Kreshnik, me hiq nje merak: kujt i hyn ne pune kjo rezolute? Pra cfare te mirash sjell? Ose cfare do te ndodhte nese nuk miratohej nje rezolute e tille? Faleminderit!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mali

                Mor po ky derdimeni a ka pune tjeter!?? Po kujt I duhet analizat e tua o lamash!? Mos je ti ai llapaqeni i 1 milion votave!?? Apo ai hajduti I drejtesise se bashku me bamke qirollarin.!? Apo ai flokelyeri me boje kepucesh!? Ik ore sharlatan ,se na u bere arixhofke falli.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fshatari

                  Ka dale nje shprehje kohet e fundit "Mjaft na u bere patriot si Keshniku i Spahinjve" Ky shkrim i pershatet fare mire kesaj shprehje Kreshniku i Spahijve thote "....mendoj se ky presion ka qenë një presion pozitiv ...." Pozitiv qe vendi yne ( kombi yne) eshte koloni e te huajve qe bejne presion dhe qe presionet jane pozitive. Mjaft na u bete patriote si Kreshiku i Spahijve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje