“Përtacëri mendore”, kërkoi interpelancë me Sallën, por “i doli” Demo, Braçe, kritika ministrit të Bujqësisë

14 Maj 2026, 19:20Politika TEMA

“Përtacëri mendore”, kërkoi interpelancë me

Deputeti i PS Erion Braçe kishte kërkuar sot interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes.Teksa ka dalë në foltore Braçe u shpreh se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo.

“Është edhe mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën”, tha Braçe për ministrin Andis Salla, teksa tha se do të vijojë interpelancën me ministrin Demo, pasi dëshiron që të bëjë punën e tij.

“Kjo nuk më bën të harroj se përgjegjëse e drejtpërdrejtë është ministria e Bujqësisë, agjencia kombëtare e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, ministri i Bujqësisë, mungesa e të cilit është mungesë e thellë respekti ndaj Kuvendit, mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën.

Në këto kushte unë do ta bëj interpelancën se dua të bëj punën time, por jo pa thënë sa më poshtë:

E para, nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi se më kë unë duhet të bëj interpelancë, e dyta nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do e bëjë ai apo një ministër tjetër interpelancën time me të, së treti nuk mund të përcaktojë zyra e përgatitjes plenare se me kë do ta bëj unë interpelancën. Të gjithë këta duhet të lexojnë se krijesë e kujt është filani apo fisteku.

Meqë këta se kanë bërë, po e lexoj unë ligjin për të thyer rregullin e përtacisë mendore që ndodh këto kohë. Për këtë arsye kisha thirrur në këtë interpelancë ministrin e bujqësisë…”, tha Braçe.

7 Komente

  1. b
    braim bracja

    Na hengsh kaken o Erion mingalaqi!Kur te shikon ashtu te ngrefosur e kupton me njehere se ti "pregatitesh"per tu bere Kryetar i Tiranes!ZERO shans!Je shume fallco,i vonuar dhe ne nje ritem ndryshe nga ata qe ti kerkon te votojne.Nuk permbush asnje parameter!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Myzeqari

      Ore Braim!? Por edhe një që flet për hallet tona fillon dhe e shan!? Pastaj, për parametrat Erjoni ka dhënë prova. Në tre zgjedhje rresht, nuk ka qenë në listat e sigurta. I ka marë votat me zotësi. E ka votuar populli..... Sepse populli nuk lexon çfarë shkruan një budalla si ti apo ky Ozzy më poshtë.....

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ozzy Osborne

        Myzeqari Unë e kisha me ironi që do ta shajnë patronazhistët zotëri thashë që Erioni ka të drejtë 100% lexoje edhe një herë

        Përgjigjjuni
      2. .
        .......

        @Braim Baçja te lutem na ilumino dhe na thuaj kush i permbush parametrat sipas teje o gjeni i pakuptuar i kohes sone ?

        Përgjigjjuni
      3. O
        Ozzy Osborne

        Braçe merr rrogën e mbyll sqepin se të kapi mbreti me dacka atë bëj mos lejuar kotë lartë poshtë se ato punë i vendos partia dhe ai i madhi. (Do thonë sufllaqet) PS. Kursehuni ta shani ju patronazhistë sufllaqesh se të paktën Erioni flet edhe pse nuk e dëgjon njeri dhe ka të drejtë 100%

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ozzy Osborne

          Braçe merr rrogën e mbyll sqepin se të kapi mbreti me dacka atë bëj mos lejuar kotë lartë poshtë se ato punë i vendos partia dhe ai i madhi. (Do thonë sufllaqet) PS. Kursehuni ta shani ju patronazhistë sufllaqesh se të paktën Erioni flet edhe pse nuk e dëgjon njeri dhe ka të drejtë 100%

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentuesi

            PO KA VEPRUAR DREJT MO BRACE SE NUK MERET MINISTRI I BIJQESISE ME KAFSHET SHOQERUESE OSE QENTE E MACET NE QYTETE , POR AI I PUSHTETIT VENDOR QE DUHET TE MERET ME QEN E MACE NEPER QYTETE

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje