Begaj përshëndet rezolutën për integrimin: E vetmja qasje e drejtë për anëtarësimin, dëshmi e politikës së përgjegjshme

14 Maj 2026, 17:55Politika TEMA
Begaj përshëndet rezolutën për integrimin: E vetmja qasje e

Presidenti i Republikës Bajram Begaj përgëzoi forcat politike shqiptare që bashkuan votat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Menjëherë pasi opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën parlamentare Rezolutën për Integrimin Evropian, Kreu i Shtetit reagoi me nje mesazh, përmes të cilit çmoi bashkëpunimin politik për këtë proces të rëndësishëm.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian”, - u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit u shpreh se kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: atë të bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.

“Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social”, - theksoi Presidenti i Republikës në mesazhin përshëndetës ndaj konsensusit politik shqiptar.

Mesazhi i plotë i Presidenit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, për Rezolutën parlamentare  për Integrimin e Shqipërisë në BE:

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.

Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.

Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”.

Lini një Përgjigje