Avokati Matlija: Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme, duhet një qasje tjetër

5 Korrik 2026, 16:00Kronika TEMA
Avokati Matlija: Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të

Avokati Matlija, pas përfundimit të seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 19 protestuesve të arrestuar pas protestës para Kuvendit, deklaroi se vendimi i Prokurorisë është bazuar në provat e vëna në dispozicion nga policia, ndërsa theksoi se në vijim të hetimeve masat e sigurisë mund të ndryshojnë për disa prej tyre.

Sipas tij, ndaj të arrestuarve janë ngritur pesë akuza: kundërshtim i punonjësit të policisë (paragrafi 2), prishje e qetësisë publike, shkatërrim prone, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit.

Avokati bëri edhe një koment politik mbi situatën, duke deklaruar se dialogu mes palëve ka përfunduar.

"Ka mbaruar koha për dialog. Rama ka vendosur të jetë arrogant me publikun. Publiku s'ka pse të dialogojë, aq më tepër kur kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës", u shpreh ai.
Matlija tha gjithashtu se gjatë seancës janë evidentuar shenja dhune në trupin e disa prej të arrestuarve.

"Në sallë u vunë re shenja dhune për disa prej tyre, shenja në shpatull, këmbë dhe të nxira në sy. Edhe Genti Progni ka pretendime për dhunë dhe ka kërkuar raport mjeko-ligjor", deklaroi avokati.
Në një qëndrim personal, Matlija u shpreh se protestat e dhunshme nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe se duhet ndjekur një model tjetër proteste.

"Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme, ndaj duhet të ndjekim format e suksesshme të protestave. Protesta reale nuk janë vetëm grupet ekstremiste apo ata që janë në shesh në një kohë të caktuar, por edhe ata që kanë qenë të paktën një herë në protestë, që kanë bërë të paktën një postim apo e kanë mbështetur nga ballkoni.

6 Komente

  1. V
    Venecia, helsinki,strasburg,lidhja e tē drejtave t

    Foli çifuti për shenjat e dhunës te protestuesit, vazhdimin e protestave, provat filmike tē dorēzuara nē prokurori dhe justifikimin e tij pēr shkatrimin e komisariatit.Shkurtimisht tha 5 pērse akuzoheshin, prishje qetsis publike, shkatrim prone,pjesmarrje nē protest tē paligjshme,kundērshtim i forcave tē rendit, dhe bllokim trafiku.Nuk tha sa ēshtē paguar dhe kush e pagoi.Ti hiqet liçensa pēr shkak tē propagandēs anti qeveri.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raqi nga ballkoni

      Matlija thote qe edhe kush ka dale na ballkon dhe ka salutuar me dore protestuesit, quhet pjesemarres ne proteste! Interesant ky pohim, vetem se keshtu i bie qe vajzat qe kam salutuar nga ballkoni t’i konsideroj te dashura! Po jo, mor mik, nuk eshte normale qe sehirxhiun ta quash dashnor!

      Përgjigjjuni
      1. L
        L

        Kam patur njefare mendimi te mire per kete Matilen,por kete corbe qe ka gatuar ketu nuk e kuptoj,dhe nuk e pranoj.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Ik o Matlija, se nuk perfaqeson popullin e shumices ti. Populli perfaqesohet me vote, jo me nje bicim avokati qe mendon se eshte zeri i popullit. Keta jane mercenar te paguar dhe gjobaxhinj.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Napoleon

            PO E VERTETE EDHE UNE QE JAM JASHTE SHTETIT,MBASI EDHE UNE KAM NDJEKUR ME ANE TE GAZETES TEMA.....KETA JANE TE TERE TE PJERDHUR.....I KUPTOJ SHUME NGJARJET POR S ARRIJ TE KUPTOJ , KUR BASHKOHEN KATOLIKET ME TERRORISTET E HAMASIT, TE HESBOLLAHUT ,TE AJATOLLAHUT DHE TE ATYRE TE ALBINIT E TE VLEN TE MAQEDONISE ....KETU NUK I JAP DOT DUM MUHABETIT.... NDOSHTA RAMA , NUK I KA DHENE SA DUHET HAPSIRE SA DUHET KATOLIKEVE NE QEVERI DHE ADMINISTRATE APO NE PARLAMENT DHE KETU JAM FAKORT SEPSE NJE VEND SI KRYETAR PARLAMENTI APO PRESIDENT DUHET TE ISHIN KATOLIKE.....POR KJO MUND TE ZGJIDHJEN ME NDERHYRJE NGA I DERGUARI I KATOLIKEVE. DHE JO"""" TE FLESH ME MULLIXHINE PER INAT TE VJERRES"""" GJITHESESI RAMA DUHET TE BEJE KORREGJIMET PERKATESE POR JO VETEM ,POR EDHE NE INVESTIME NE ZONAT KU BANOJNE KATOLIKE ,KU DUHET PER PARESI...

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gërdec 2008

              O shoku AVUKOT,mos e luaj by....në,se ti je edhe avokot i të vrarëve në Gërdec,nga organizatorët e kësaj proteste të dhunëshme.Apo t'u mbaruan lekët e viktimave të Gërdecit.......

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje