Rama në Estoni për Konferencën Lennart Meri, fokus siguria dhe NATO

15 Maj 2026, 09:11Politika TEMA
Rama në Estoni për Konferencën Lennart Meri, fokus siguria dhe

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Rama është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Në kuadër të vizitës, Edi Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, - i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.

Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.

Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të japë një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, mbi perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

12 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahhahahahaahah Tani ka filluar te me vije gjynaf si eshte katandisur hahahahahahahahahahah O debili i Lindes me kapele, po le nam or burre i dheut. Nejse, fresko raportin mjeksor qe nuk je mire nga trute e kokes, ate te vjetrin kur pate konfliktin ne familje, se do te duhet kur te te marrin te pandehur.

    Përgjigjjuni
    1. Rama ēshtē kryeministēr i vetshpallur.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bo Bo Shkalloi fare Ky

        Ore Idiot,Po ne Shqiperi Kur do Qeverisesh,,se kudo,eshte katrahure,plehra,nuk ka Uje,na mbushe me Araper nga Asia….merr dhe Sali plehun e zhdukuni…Je bere si lyps me ato Rroba,Vishu si Njeri Ore se nuk je ne Bathore,per Politike te Votuan Jo per Idiot Artist zhkarravinash .si Barbon pa rruar..Vodhe gjithe Shqiperine nuk te Vesh Linda,Vishesh vete prandaj je keshtu…Kudo ti kesh Blere ato Tru qe ke ,ishin te skaduara dhe Po japin efektet perdite..One Man State Shqiperia,u bere si Putini

        Përgjigjjuni
        1. A
          ADRIATIK:

          Nstradin na hengesh mutin e mengjesit.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ugi

            Ca lidhje ka rama me sigurine?! Ky vec vjedh, korrupton dhe shantazhon. As per sigurine minimale ne vend nuk i intereson, si siguria ushqimore, rruge te sigurta etj. Vetem nga abuzimet dhe vjedhjet e ketij tregjet jane bere monopole dhe rruget bien si lodra. Mos flasim per tenderat dhe trafiqet dhe ppp e te zeza te tjera. Rama eshte krye llumi ne shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXX

              Meqe je aty afer, pyet pak per ministrin e bujqesise se Letonise qe e ka ndaluar prokuroria antikorrupsion, i ka bere kontrolle ne zyre, shpi dhe telefon. Pyeti a do mblidhet parlamenti ta bllokoje sic bere ti per Belen?

              Përgjigjjuni
              1. a
                absurd pa fund

                Nje i cmendur djallezor, qe tall pa fund bythen me kete vend dhe kete kope, te vdekur dhe te pakallur, qe shkon dhe inaguron dhe nje puset, por qe nuk shkel kurre, ne parlament, apo te ulet ne karrigen e kryeministrit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Stockholmi

                  Rama dukesh qartë që je velur me pushtetin dhe ke humbur totalisht busullën. Vendi ka nevojë për kryeministër dhe jo aventurier si puna jote.Fatkeqësi është që opozita është e shpartalluar për shkak të kriminelit Berisha dhe të familjarëve të tij. Kjo e bënë situatën edhe më të pashpresë.

                  Përgjigjjuni
                  1. 6
                    66

                    I rrezikshëm, budalla, injorant, qesharak, sharlatan i 100 sahanëve për të drejtuar qoftë edhe një stallë, jo më shtetin. Kemi 35 vjet që kafonët, prostitutat, kafshët, hajdutët, ordinerët, halabakët, na janë bërë normalitet në krye të shtetit, qeverisë dhe institucioneve. Jemi shumë, shumë larg seriozitetit si shtet. Na duhen njerëz të kualifikuar, të vet përmbajtshëm, të qytetëruar,

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Ministria e Jashtme

                      Tani qe Rama ka mberritur ne Estoni, siguria dhe NATO jane te garantuara...

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhepisti gjate kurv lulishtesh

                        Poshte komunistat dhe kelyshet e tyre po aq gjakatare sa baballaret. Dreqi i qifte ropt gjithe pjelles se ndyre pateonazhista

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Borsh

                          Muhabete pengjesh. Një jashtëqitje peng në opozitë, një karagjoz pallosh peng në qeveri. Dhe kur një vend drejtohet me pengje, hyqmin e bën tjetër kush.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje