Përjashtimi nga gara e PD për kryetar prej Sali Berishës e ka bërë ish-kandidaten Alesia Balliu të ndërmarrë një hap konkret.
Ndryshe nga Mereme Sela që zgjodhi padinë në gjykatë, e cila ia ktheu mbrapsht për pasaktësi, ajo u ka dërguar një email përfaqësive ndërkombëtare. Në Report Tv, Balliu zbuloi përmbajtjen e emailit, të dërguar sot.
“Sot kam bërë një hap tjetër, i kam dërguar një email të gjitha ambasadave, përfaqësimit amerikan, britanik, gjerman, holandez, për ta informuar me mënyrën sesi po shkelet e drejta në PD për të garuar duke vënë në alarm dhe dijeni për situatën aktuale të PD sesi e drejton një lider non grata dhe si po e përdor këtë parti për të sulmuar qoftë ambasadorët e BE, qoftë institucionet e drejtësisë”, shprehet Balliu.
Përmbajtja e plotë e emailit:
I nderuar Ambasador,
Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tim të thellë lidhur me situatën alarmante brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe procesin jodemokratik që po zhvillohet aktualisht në lidhje me drejtimin e saj.
Z. Sali Berisha po shkon drejt zgjedhjeve në parti si kandidati i vetëm, pasi ka përjashtuar jo vetëm mua, por edhe kandidatë të tjerë që kërkonin një proces të hapur, demokratik dhe konkurrues. Kjo përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të pluralizmit dhe demokracisë së brendshme.
Sot, Partia Demokratike është marrë praktikisht peng nga Sali Berisha dhe klani i tij politik. Në vend që të ndërtojë një alternativë të vërtetë opozitare për qytetarët shqiptarë, partia po përdoret gjithnjë e më shumë si një mburojë personale për betejat e tij ligjore dhe politike me institucionet e drejtësisë.
Është thellësisht shqetësuese që një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe minimin e demokracisë, po e drejton Partinë Demokratike drejt një përballjeje të vazhdueshme me partnerët strategjikë të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Demokratike është kthyer gjithnjë e më shumë kundër SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke përdorur shpesh retorikë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Kjo situatë po dëmton jo vetëm vetë Partinë Demokratike, por edhe opozitën shqiptare, standardet demokratike dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
E konsiderova të rëndësishme t’ju informoj mbi këto zhvillime dhe rreziqet që paraqiten kur një parti politike kapet nga interesat personale të një individi, në vend që të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe parimet institucionale.
Me respekt,
Alesia Balliu.
Sa i përket ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, deri në këtë moment, Balliu e ka dorëzuar padinë në gjykatën e PD, por prej dy javësh nuk ka asnjë përgjigje.
“Unë kam bërë një padi te Gjykata e Apelit të PD, por akoma s’kam marrë një përgjigje që e kam çuar para dy javësh. Në bazë të përgjigjes do të çoj dokumentacionin përkatës. Nuk do të çoj një padi dhe të më rrëzohet. Në rast përgjigjeje negative unë do të bëj ankimimet përkatëse brenda afatit. Janë ata që po i shkelin këto rregulla. Si unë, si Salianji po kërkojmë të dimë arsyen pse na kanë përjashtuar, të na japin shkresën”, shprehet Balliu.
Me bindje të fortë, ajo shprehet se Berisha nuk shihet më si emër unifikues pasi prodhon vetëm shpifje. Balliu thotë se kreu i PD është frikacak pasi s’pranon të garojë para saj e Salianjit që ashtu si veten, e sheh emër fitues.
“Nëse do të lejohej gara, ta garantoj, Sali Berisha as 60% nuk merr. PD është e irrituar, do reformim të partisë, të jetë alternativë për të mundur Ramën. Ne e sfiduam, pse ka frikë të garojë? Ne garë kërkuam, s’kërkuam ofiq, as unë, as Salianji. Ai ka frikë nga demokratët. Në garë të ndershme, unë dhe Salianji e mundim Berishën”, tha Balliu.
Sa për protestat e PD, Balliu tha se pamjet, siç ato me dron të Report Tv e kanë dëshmuar shpesh, nuk gënjejnë. Protestat e Berishës janë gjithnjë e më në tkurrje dhe në thelb, bëhen për interesat e tij.
“Protestat i bën, por i bën për mbijetesë, jo për të mobilizuar qytetarët. Sa vjen e ka më pak njerëz te protestat. Sot Sali Berisha nuk ka më argument politik për të qëndruar në politikë. Është thjesht një kufomë politike që ruan interesat personalë dhe familjarë”, nënvizoi Balliu.
Në fund, ajo rikonfirmoi mbështetjen e saj për Ervin Salianjin pasi ai sakrifikoi vërtet duke bërë burg për partinë.
Nuk ka frikë kjo se mos e përdhunojnë? Hap sytë goce! SRB nuk fal....
...kujt nga ambasadoreve apo BE po i rruhet shume se Saliu paska marre peng PD ??.....Plaku Mere ka hedhur rrenje te forta , dhe partine e mban te lidhur te rripi i tespijeve , dhe ndonje kokerr mund te iki , po pasi del kjo kokrra , ai e rilidh perseri rripin e tespijeve......e vetmja menyre eshte ....dikush te shkaterroje rripin e tespijeve.....po hajde gjej kete dikush-in ???!!!!
Sa shqetesohesh ti kellici ncncncnc
Ha ha ha. Ore, pse thoni ju qe ky Dire Straits bën komente të kéqia? Ky me duket djalë i mirë mua. Në fakt, kur lexova shkrimin, m'u kujtua shkolla fillore: o xhaxhi ambasadori, o teta ambasadorja, Saliu më qëlloi me shpullë". Jemi shtet, jemi komb, duhet te kemi respekt per veten ne radhë të parë, dhe të mos bëhemi që të tallen ambasadorët me ne.
Ke te drejte por bastardi komunist non grata ishte i pari qe e hapi kete loje me ambasadored e huaj ku ishin ata e sidomos ai Amerikan qe e hipen ne pushtet ne 1992. Tani bufi eshte sovranist se ata nuk e mbeshtesin me, e provoi me Lacivitan por ai i rropi 6 milion $ pa rezultat dhe tani bufi e ka te qarte qe nuk mund te presi me ndihme nga ata.
Kaq te pafte jeni. Keshtu doni te drejtoni shtetin??????!!!!!!!. Ambasadoret do tju tregojne se cduhet te beni. Femije te perkedhelur e pa mend. Turp.
Kastrioti; "Femije te perkedhelur". Po mire mor zotni, kjo vajze e pa te arsyeshme qe t'u drejtohet perfaqesuesve te huaj perendimore, mbasi jemi nje vend kanditat pe ne UE, po edhe per faktin qe pa kolegen e saj qe gjykata e plepave ia ktheu mbrapsh denoncimin. Ke duhet te njoftoje kjo per situaten e rende te opozites, Spitalin apo garnizonin e policise? Hajt jepu nje mendje ti i ndritur!
Pikerisht nuk duhet ta shikoje te arsyshme. Kjo eshte ceshtje e brendeshmet e partise. Ambasadoret jane perfaqsues shtetesh. Asnje lidhje. Elementarja e organizimit te shtetit.
ceshtje e brendeshme partie ishte edhe para 2 vjetesh, po e mban mend se si iu versulen Shqupit me kazma e qysqia? Ti sugjeron qe kjo vajze ti drejtohet partise, pra ti drejtohet Sali Kazmes dhe Mul Mut Qysqise? Buonanotte!
Duhet ta kishin braktisur. Kaq e thjeshe. Parti te re.
Daje ke te drejte,por ambasadat e dine dhe e njohin kete vampir qe i shan me liber shtepije. Me mire tja dergoj dumdumanit,mulit,zhelalit vokshit e ca budallenjeve qe marin miliona rroge dhe hedhin molotov
Sala ashte kamaniste, e kamanistet nuk dorxohen deri sa vdesin, ai do te mbroje ca ka vjedhe ne 36 vjet, se ja ka nxi jeten popullit dele ,qe e voton kete PD qe ai e degjeneroje,ishte misjon, qe ja ngarkuan, edhe ai vrapoje tek studentat, e shume nena e gra u veshen me te xexa,
Perse amabasadave? Pyetje prej fshatari kjo sepse nuk arij ti mbush mendjen vetes se ne nuk jemi komb i pavarur. Ne jemi koloni e te huajve. Dhe jemi koloni qe mbahet jo me forcen e armeve por me deshiren tone si popull. Ne nuk jemi as komb. Shqiperia ka vdekur si komb.
Ja vlen ti shkruash ambasadave po saliu dhe ne varr nuk leshon parti Ka me tapi zeni tani
Papapapapa, qish bre qish, moj goce Elbasani, na more ftyren, duke spihunuar tek të huajt....!! Qish moj goce ke guxuar ti dhiesh në surrat liderit, ajetollahut të demokar-cisë Shqyptare, Sali rracê-qirit në ambasadat e armiqve tanë. Pa qi nanen Shiqere nuk ta fali kurrê. Ti moj goce Elbasani e njef proverbin, qê thotë, që brekët e felliqura lahen në familje...!!! Qish bre keshtu, ke fëlliqur surratin dhe dinjitetin e liderit tonë, tek armiqt e kombit tonë...!! A e din ti moj goce, qê Amerika, Italia, Gjermania, Danimarka, Suedia, Polonia, Francia, Belgjikia, Anglia etj etj, janë armiqt të betuar të kombit tonë. Ti, moj goce, ta kishe denoncuar kopilin e kurvës Shiqere, tek miqt dhe dashamirët e kombit tonë, si Serbia, Greqia, Irani, Rusia, Koreja e Veriut, Kina, Bangladeshi, Madagaskari etj, nuk do isha idhnuar, por ke prekur denjitetin e dumbabës, duke e sharë tek ambasadat e armiqve tanë shekullorë. Turp te kesh.
Salihu nëse i ka mbet një grimë diniteti së paku aii territorit ku ka lind,do duhej të ndërprenë çdo aktivitet politik dhe as të mos dal në publik pa asërsye të posaçme.Në qeverisjen e tij u shkatërruan fabrikat,Ushtria u futën agjentet serb e grek që bënin rrëmujën.I dha naftë Millosheviqit .Pra Populli shqiptar të besoi Kryeministrinë,Presidencën nuk e bëre punën e gjinore.Tani shkatërrove edhe PD,krijove fraksione po sillesh si i droguar.Jo që pas tij ka ardh në pushtet ndonjë shqiptar,vazhdon klika serbe të udhëheq Shqipërinë për 46 vite.Ajo që është themelore në këtë moment duhet larguar me çdo kusht Salihu ,përndryshe në Shqipëri nuk do ketë opozitë.Opozitën po e shkatërron Salihu me detyrë nga Serbia për ta degraduar demokracinë eventuale në Shqipëri.
Çështë kjo zonja dhe çfar kërkon Po me qën kaq e zonja Le të bëj partin e saj dhe le të dali në zgjedhje Po fitoj shum bukur le të bëhet deputete , kryeministre çfar të ket qejf Se kështu thoshte dhe Lulushi po iku me bishtë në shalë Prandaj është puna e BISHTIT
Budallaqe, jo po ankohu tek ambasadoret edhe se burri te tradheton me gra te tjera. Ke ankesa brenda familjes? Zgjidhi brenda saj. Po nuk i zgjidhe dot, largohu se nuk te mban njeri me zor. mbidh disa firma krijo nje parti te re dhe beji thirrje simpatizanteve te te bashkohen. perndryshe, ik kris bythen, budallacke!
Fakti është që burri I saj nuk e tradhëton me gra, por me burra...o xha Braho. Si punon perpara po nga mbrapa I nxjerr tym skapamento burrit I saj. Haj fara o Braho dhe pi ilaçet rregullisht se Aleksa si hyn ne pune as Ramazonit...mbase Ymerit po, se vdes per gop aksidental