Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

15 Maj 2026, 13:30Politika TEMA
Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë

Në një konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u ndal te bashkëpunimi trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për stërvitjen ushtarake.

Ai u ndal edhe te stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe ushtrisë serbe, duke u shprehur se kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

“Kemi një bashkëpunim me Kroacinë dhe Kosovën. Shtetet bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjes, është që të nxisë bashkëpunimin, meqë Kroacia dhe Shqipëria janë të dyja pjesë e NATO-s. jemi të dyja në kuadrin e strategjisë së aleancës që i përket mbrojtjes. Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, është në prodhimin e mjeteve ushtarake. Sot që flasim ka një stërvitje që zhvillohet mes NATO-s dhe ushtrisë serbe. Fakti që kjo stërvitje ndodh dhe fakti që Shqipëria e Kroacia janë pjesë e NATO-s, dhe në Kosovë është prezenca e KFOR-it që është mision i NATO-s, tregon që stërvitja e NATO-s atje është më shumë nxitje flake mediatike atje”, tha ndër të tjera ministri Nufi.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, tregoi detaje rreth stërvitjes së përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Në lidhje me pyetjen, stërvitjet do të zhvillohen në Kroaci, ku ne jemi në fazën e planifikimit. Po ashtu edhe një në Shqipëri. Nuk do të jenë tre shtete, por edhe të tjera, qoftë nga NATO, qoftë nga vende me të cilat bashkëpunojmë”, tha Kingji.

 

2 Komente

  1. A
    Avokati

    Pra stervitja e 3 shteteve do behehet me gjithe shtetet e tjera te NATO-s hahahaha. Edhe marreveshja gjasme e mbrojtjes qe lexova nuk thoshte asgje. "Bashkerendim per deklarata, blerje dhe stervitje" thoshte pra nje hic. Dmth ishte nje dokument per konsum mediatik e asgje me teper hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e Re

      Kroatet jane sllav, me sllav se serbet dhe me tradita te pastra ruse-karpatiane, zgjidhi mire aleatet z minister

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje