Kryeministri Edi Rama, në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës që mbahet në Estoni, u shpreh se ishte Putin ai që zgjoi Europën dhe e bëri të kuptojë se kërcënimi gjeostrategjik është real.
Për Ramën, presidenti i SHBA Donald Trump e ndihmoi Europën që të kuptonte se “duhej të mblidhte veten”.
“Kur Trump u zgjodh tha se ‘Zoti kishte një plan dhe donte ta sillte në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar SHBA’. Aso kohë thashë që ai tha gjysmën e të vërtetës sepse plani i Zotit ishte që të shpëtonte gjysmën e Europës.
Nuk e kuptoj kur europianët hardhojnë kohë me çfarë tha Trump. Unë besoj miqtë amerikanë kur thonë ‘merreni Presidentin Trump seriozisht, por j fjalë për fjalë’. Pra pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj.
Duke folur si kryeministër i Shqipërisë dhe një veteran mes liderve, një vend që kërkon të hyjë në BE, kam dergjur kaq shumë herë ‘ju duam në Europë’, por kurrë nuk ndodhte të hidhnin një hap.
Na duhej Putin që të zgjoheshin dhe të kuptonin që kjo gjëja gjeopolitike qenka reale, kërcënimi gjeopolitik ishte real.
Nga njëra Putini e bëri Europën të zgjohesh dhe të përshpejtonte procesin në përgjithësi dhe Trump e ndihmoi Europën të kuptonte që duhej të mblidhte veten”, tha Rama.
Rama shtoi se Europa duhet të kuptojë që shpenzimet e mbrojtjes nuk duhet të mbesin në këto përqindje.
“Ajo që shoh si problem është shkëputja tërësore e diskutimit tonë, midis asaj se çfarë duhet të bëjmë në pjesën ushtarake dhe me gjithë pjesën tjetër, por këto janë të ndërlidhura.
Kam frikë se nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në përqindje abstrakte dhe nuk lidhet me produktivitetin industrial dhe konkurrueshmërinë në europë dhe me integrimin e prokurimeve, novacionin në përgjithësi, legjitimitetin demokratik për europën jo vetëm për qeveritë e zgjedhura, ka gjasë që europa të këtë më shumë armë, por të jetë më e dobët”, u shpreh Rama.
Top Channel
O Dio mio, cfare megallomanie. kryeministri i vendit me te varfer e me te prapambetur te Europes me nje buzhet sa gjysma e nje aeroplanmbajtese , gjysmen e te cilit e vjedhin qeveritaret, kerkon te behet udherrefyesi i Europes. Ku kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
hahahahahahahahahahahahhahahahahah Ka shka komplet, Keshtu e pafsha !
Ne diplomaci thuhet që liderët e pjekur dhe të mënçur përdorin dialektikë të matur strategjike, ndërsa sharlatanët diletantë, përdorin dialektikën që kërkon të impresjonojë me çdo kusht.
Kur Rama u pyet gjate vizitese se tij ne USA, gjate fushates presidenciale amerikane, midis H.Klinton e Trump, shprehu nje parashim mbi Trump, qe atehere ishte disi profetike ne mbare opinionin publik , edhe atij jo shqiptar ku i thane peshen e caktuar, "ne qofte, se Trump do zgjidhet president, do jete nje gati katastrofe boterore", nuk eshte se me Trump president dy here,po del larg nga ajo ç'ka deklaroi atehere. Tani, eshte e kote ti futet furçeve Rama, jane aventura qe mbartin nje rrezik me perqindje te larte gabimesh trashanike, e qe ate qe ndoshta per shume vjet e ke ndertuar ne opinionet dipllomatike, mund te rrezosh shume here me lehte e te kthesh ne vetem ne nje lider qesharak i pa rendesishem. Trump eshte vetem nje, qe ben pjese ne nje plan me te madh e me te komplikuar, e Rama e di mire, por do bythe te forta e zero arrogance te futesh ne ate lloj vorbulle, me mire degjo me shume e fol me pak, se sa te shprehesh me doemos per ceshtje te koklavituara e shume me te medha se ato shqiptare, si psh raportet strategjike midis Evropes e Amerikes, ku Shqiperia nuk ben pjese, nuk ka rendesi ekonomike, as ushtarake, pak gjeostrategjike, por jo aq sa te ndiesh qendra e botes, nuk jemi , as te pragu, as ne rruge, por mbas gardhit evropian , ne pritje prej shume e shume vitesh, te hyjme pikerisht, njehere per njehere, ne ate rrugen e madhe!!