Fjalimi i Ramës në KiE, Spiropali: Kritika të yshtura nga inati dhe urrejtja! Ai ishte zëdhënësi zë fortë i Kosovës

15 Tetor 2022, 14:49Politika TEMA

Fjalimi i Ramës në KiE, Spiropali: Kritika të yshtura nga inati

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me kritikat ndaj fjalimit të kryeministrit Rama në KiE.

Përmes një reagimi në Facebook, Spiropali thekson se kritikat nuk kishin të bënin me thelbin e asaj që u tha, por ishin të yshtura nga urrejtja për kryeministrin Rama.

‘Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

Ka një pakicë të zhurmshme në Tiranë që sillet si xhamathyese në koncert. Zhurma e tyre duket se ngrihet edhe mbi vetë koncertin. Kjo është përshtypja e parë e reagimeve të rrëmujshme dhe të ububushme që përfshinë shumë gojë publike menjëherë pas qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Të yshtur nga inati dhe urrejtja për Ramën, të verbuar nga padija, të mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterrë nuk kishte të bënte as me thelbin e asaj që u tha, nuk u takua kund me kumtin që u dha dhe nuk i shpëtoi emocionit provincial të betejës së përditshme politike në vend.

Plot 11 vjet më parë, mocioni i rusit putinist Kosacev, kthyer në raport nga senatori Dick Marty, i votuar si rezolutë në po atë sallë, mori dhenë në çdo media të botës, u bë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale dhe solli si pasojë një kalvar të vërtetë penal për komandantët e UÇK-së. Akuza ishte rrëqethëse. Ata që ishin Luftëtarë të Lirisë dhe që luftuan për të shpëtuar Kosovën që rrezikohej nga asgjësimi, kryengritësit që kundërshtuan regjimin nacionalfashist të Milosheviçit, papritur u vunë nën akuzë se ishin banditë që jo vetëm kishin vrarë, por edhe kishin trafikuar organet e robërve të tyre.

E drejta thotë se dyshimi është në favor të të pandehurit, por kësaj here dyshimi u tregtua si provë për vetë akuzën. Mbrojtësit e një populli që u detyrua të provonte fatin e refugjatit të luftës, me fëmijë, gra e burra të çdo moshe, aleatët natyralë të NATO-s dhe njëlloj si europianët e Luftës së Dytë Botërore, mburojë lirie, u vizatuan si kriminelë dhe u arrestuan si banditë. Mbi shqiptarët si komb ra edhe njëherë hija e rëndë e dyshimit se nuk dinë e nuk munden të luftojnë për lirinë, se në thelb raca e tyre lufton për plaçkë, ku krimi, edhe ai më makabri, është mjet që përdoret lehtësisht.

Edhe pse akuza tingëllonte si trillim sensacional, vite të tëra hetimesh, nga organe vendase e të huaja, dhanë zero rezultat e detyruan vetë prokurorinë të tërhiqej nga kjo akuzë, ndërsa kalvari njerëzor dhe politik i komandantëve të Luftës ende vazhdon.

Edi Rama, zëdhënës zëfortë i vullnetit politik të Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, tha pikërisht këtë: shkaku i lig që ka sjellë këtë dramë vazhdon ende të sjellë pasoja. Duke pritur me durim vendimin e drejtësisë, duhet korrigjuar vetë shkaku.

Një rezolutë e re që duhet të saktësojë, qartësojë dhe hedhë poshtë përfundimisht shkakun e dikurshëm. Historia nuk mund të rishkruhet dhe viktimat nuk mund të ndrrojnë vendet me xhelatët!

 

Edi Rama do të ishte në faj përpara shqiptarëve këtej dhe andej kufirit se kështu e detyron Kushtetuta, nëse nuk do ta kishte bërë këtë hap, do të ishte në faj moral e politik, në mëkat njerëzor e qytetar nëse nuk do të ishte aktor në atë të mërkurë europiane në Strasburg.

Ky ishte thelbi i asaj dite të stuhishme, që edhe nëse nuk nxitohemi ta quajmë historike për Shqipërinë, ishte dita kur Shqipëria takoi historinë.

Ashtu siç e dikton thelbi i saj europian. Por xhamathyesit e Tiranës nuk e duruan dot formën dhe cilësinë e jashtëzakonshme të fjalës dhe prezantimit të Kryeministrit shqiptar në atë Asamble. Atyre iu erren aq shumë sytë sa atentatuan thelbin e asaj çfarë ndodhi.

Rrugët drejt të vërtetës janë të pafundme dhe shpesh nuk ka një të vërtetë të vetme.

Tentoj të mirëkuptoj ligësinë provinciale të shumëkujt që është i gatshëm të largojë një sy nga balli me kusht që kjo maxhorancë të verbohet.

E kuptoj mjaft mirë edhe llogarinë elektorale të atyre që nuk janë në gjendje as të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin dhe që rreken të gjejnë tek Rama gjithë arsyet e disfatave të tyre politike. Por, përdorimi i patriotizmit fals dhe falspatriotët që janë të gatshëm si kolaboracionistë të ngrohin këdo që ju duket si armik i armikut të tyre, është një mëkat që nuk e shlyen dot as e nesërmja dhe as historia.

I mëshiroj, por nuk më dhimbsen. Thjesht, bashkë me një shumicë dërrmuese të heshtur, këtej dhe andej Morinës, e cila besoi se e mërkura europiane e Shqipërisë ishte ajo që duhej, i refuzoj plotësisht. Sepse po shndërrohen në të ligën që kërkon të na shohë të gjithëve ligsht. Por, dikush duhet t’ua thotë, herët apo vonë, këtyre humbësve serialë, se të urresh Ramën, nuk është arsye për të mos dashur Shqipërinë.- shkroi Spiropali. 

20 Komente

  1. k
    koli

    Fol Donika fol e mos rresht.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arben

      Cudi se Elisa eshte pergjithesisht kritike ndaj lidershipit...lol...me duket se Bushati kish te drejte me lavdet...

      Përgjigjjuni
      1. a
        ardi

        e dime qe kemi ca palaco qe duan te nxerrin ramen keq po cdokush qe ka syte ne ball e kupton kete situate

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elsa

          Rama mbajti nje fjalim teper te sakt dhe te vertet

          Përgjigjjuni
          1. g
            genci

            ty bravo te qofte rame ti i dole per zot shqiperise e shqipetareve

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reda

              Rama ka folur shume dukur le ta kene te gjithe inat

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                Gjate fjalimit me historik boteror qe mbajti maja e majave te fjalimpunueve, tre here mu perlot fshikëza e urinës nga emocioni. Por e mbajta. Nuk e bëra. Mgjs nga fundi me shpetoi sikur te isha pelë shtatzënë. Slashe gje pa pshurur. Edhe nje kopje te shenjte te fjalimit e pshura faqe me faqe. Ma kish dhene lideri gjate nates!!:). Tani e mbaj ne bufe si zbukurim..u ndrova pastaj deri ne benevreke. Per higjenë. Puç puç

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Keto "velinat" arrin nje pike qe u plas cipa...Nafia e Enverit duket "e permbajtur" perpara Elises.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mira

                    Eliza Spiropali eshte nje politikane brilante.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Shkelqen nga poshte!!!

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Miri

                    Perfaqesim i denje i vendit tone ne kete kongres te rendesishem

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marjo

                      Ishte nje fjalim qe i ktheu dinjitetin si kosovareve dhe neve

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Goni

                        Fjalimi i Rames ishte i perkryer

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Olti

                          Te gjithe e kane inat por Rama eshte shume i zoti

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            A e pe se cfare korri? Fjala e Rames nuk ishte sallen e duhur. Per me teper kishte te bente me probleme te drejtesise, te cilat europa nuk i diskuton neper takime politike. Po ti ishte mbajtur goja do te ishte bere qesharak. Ne salle gjyqi jo.

                            Përgjigjjuni
                          2. G
                            Gledi

                            Ai perfaqesoi me se miri kosoven duke ngritir zerin lart e ndaj meriton super falenderim

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Blerim

                              Sa mir qe keto momente ndikojn pozitivisht ne plot vendime e ecuri per ne e per kosoven

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tian

                                Si gjithmone Rama na krenon ne mbledhje te tilla dhe sic e dime ka akoma njerez negative qe hedhin balte mbi Ramen por sdo ja dalin dot

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ardit

                                  Normal qe do kete e njerez qe se kane qef Ramen por gabohen sepse ai po punon me shume se kushdo per vendin tone e kete duhet ta shohim te gjithe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Myzeqari

                                    Ana moj ana duke krahasuar Elisen me nafijen ,me siguri te dalin para sysh ato nafijet e krahut tuaj , emrat gjej vete . Elisa spiropali eshte nje shqiponj mali krahasuer me ato sorrat qe ke ti verdall . Po te jesh vertet Ana me siguri do jesh zhab qe noton me ndo nje kenet te PARFUMOSUR.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje