Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

22 Dhjetor 2025, 21:57Politika TEMA

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së

Pas deklaratës së Ervin Salianjit se asnjë nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, Flamur Noka e ka hequr ish-deputetin nga grupi në Whatsapp i Kryesisë së partisë. 

Burime pranë Kryesisë, kanë konfirmuar lajmin për gazetaren Danjela Maloku, e cila ka siguruar edhe një screenshot nga grupi në rrjetin social. 

Në mbledhjen e kryesisë Salianji akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën për gjendjen aktuale të PD-së duke i kërkuar dhe dorëheqjen. Më pas Noka iu përgjigj me akuza për Suel Çelën, kreu i bandës kriminale të Elbasanit, duke i thënë se ishte ai që i organizoi takimin në Elbasan.

Berisha tha se në momentin që Salianji ka bashkëpunuar me krimin, automatikisht është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike. 

Kjo deklaratë u pasua më pas me largimin e Salianjit nga drejtimi i një njësisë nr. 6 në Tiranë, por ky i fundit si për t’i bërë karshillëk këtyre veprimeve, ishte sot në protestë me demokratët, por i distancuar nga figurat e partisë.

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së

6 Komente

  1. K
    K

    Bravo,sukses i madh,muti ka larguar kaken.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"'?,;;

      Bravo Mero , deri ketu arrite sa te besh edhe kete lajm.....ore se nuk e kishe sot ne editorial " cfare hengri shoku Sali per darke ?".....vetem Mero , ti tallesh me daljen e pergjimeve te telefonatave te Beles e te tjereve qe permbajne ca te dhena korrupsioni...qofte edhe sajesa sipas teje.....por ky lajmi ketu per cfare mund te sherbeje....apo mos ndoshta Muli do te te fute ty ne grup....qe te jesh me afer dhe i sinkronizuar me lajmet e fundit per Saliun....??!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Ky duhet te largohet per vete. Por keta pd e kane bisnes...kaq....nuk hiqet dot dore nga bisnesi...

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagori

        Po pse ky qenka lajmi i dites nderkohe qe vidhen miliona euro nga buxheti shtetit dhe taksat

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vullneti

          Qashtu i do Sali Ymer Mushka drut

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dor Kajelli

          Heke edhe Elonen, e fut Tedin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje