
Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes së Fation Veizajt.
Shkak për këtë vendim të këtij të fundit ishte përçarja e thelluar në PD. Por në sytë e deputetit të ri kjo përçarje në PD nuk është kaq e madhe, madje ka mundësi për bashkim.
I ftuar në Report Tv, Gëzim Ademaj u shpreh se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje. Sipas tij situata në PD i jep shpresë për një bashkim
“Për mua ata të dyja në e njëjta gjë. S’jam i pavarur, unë do jem deputet i PD-së. Nuk do je i pavarur, do jem pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
Nuk kam lidhje as të hershme as të vonshme politike, vij nga shoqëria civile, shpresoj për një bashkim të PD. Grupi është 1. Pa asnjë diskutim në krah të opozitës, do jem përkrahës i çështjes çame.”- u shpreh deputeti.
Pyetje: Surprizë ikja e këtij deputetit tjetër?
S’ka surpriza.
“PD ka një grup parlamentar, do jem aty pavarësisht rrymave që përfaqësojnë. Shpresoj dhe uroj të ketë bashkim të PD dhe të gjitha forcave opozitare.”- tha ai.
Ti vjen nga shoqeria civile?! Po eshte keshtu me kete mendje shoqeria civile ne Vlore , qenka nen urdherat e shoqerise ushtarake. Sot duhet te jeshe i çmendur qe te shkoshe ne pordhen drastike ose pd.
Luhet në perspektive... Çfarë mendimi ka ky zotëri për ligjin 7051... Nuk di ndonjë cam ta ketë kundershtuar këtë ligj që është burimi i rrumpalles në Shqiperi...
Cfare ndodhe ne PD, thjeshte nje ( Anarchie compétitive )