Flutura Açka: Berisha nuk sjell dot fitoren, po nxjerr të njëjtat figura me të cilat humbi!

6 Shkurt 2025, 16:06Politika TEMA
Flutura Açka: Berisha nuk sjell dot fitoren, po nxjerr të

Deputetja Flutura Açka ka folur për largimin e saj nga Partia Demokratike dhe situatën e brendshme në këtë forcë politike. 

E ftuar në studion e News24, Açka tha se beteja brenda PD-së nuk duhet të përqendrohet vetëm te statusi i Berishës, por te drejtimi që ka marrë partia.

“Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013. Ai që iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët,” u shpreh Açka.

Ajo shtoi se brenda PD-së kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme që nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjen e “non-gratës” apo me Berishën, por me riorganizimin dhe përzgjedhjen e figurave të vjetra, të cilat, sipas saj, nuk ofrojnë një perspektivë të re për demokratët.

“Në vendimet e mia publike, problemi im personal nuk ka qenë për non-gratën. Nuk e kam parë një betejë të ndershme duke u marrë vetëm me non-gratën.

Kjo është një çështje e rëndë nëse e mendon për një shtetar të vendit, por nuk po hyj fare në këtë pikë. Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013.

Unë mendoj se Berisha i cili iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda në PD që nuk kanë lidhje me non gratën apo edhe vetë Berishën. Berisha po sjell në skenë të njëjtat figura me të cilat humbi”, tha ajo.

 

5 Komente

  1. T
    Te varrezat e ke venin o Pis Mashkull

    Ka maru si njeri dhe si PD ti hapin krahun rinis Legen Mashkull

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Shume menfim i drejte Je politikane e vertete

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ulsi

        Dikush ti thote Flutura Llackes se Luli po , ai fiton...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Dal se s'ke pare akoma Argiten qe po ben nxemje per te marre frenetic.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berisha. krimneli e ka vendin ne. burk bash m

            pratia. e sali. berishes. eshte parti. kriminele. me nok dhe shok poshte. sali. kerma. krimneli. i shqiperis. ne burk e ka vendin qeni plak

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje