Grupi i Berishës bllokoi Kuvendin, Çuçi: Shfaqje e shëmtuar, dhuna ndaj institucioneve nuk justifikohet

19 Tetor 2023, 11:30Politika TEMA

Grupi i Berishës bllokoi Kuvendin, Çuçi: Shfaqje e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat komentoi kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët e Sali Berishës. 

Çuçi theksoi se shfaqja e opozitës sot ishte e shëmtuar dhe nuk justifikohet dhuna ndaj institucioneve. Mes të tjerash ai theksoi se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.

“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët.

Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita.

Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai.

Lini një Përgjigje