
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se Reformën Zgjedhore po bllokon mazhoranca.
"Komisioni është thirrur para zgjedhjeve lokale. PD ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve, ndalimet që do të duhet të zgjateshin.
Unë besoj se ka vetëm një arsye që e bllokon, është mazhoranca ajo që e bllokon. Nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura.
Kjo është ajo se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Është reforma e shqiptarëve. Nuk është reforma e partive politike. Vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik janë çështjet që garantojnë atë që është pasuria e shqiptarëve vota.
PD ekspertët e PD-së janë të gatshëm të draftojnë një kod të ri zgjedhor, që përfshin votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, listat e hapura. Po qe për numra mazhoranca ka treguar se nuk i do as zgjedhjet e lira",- tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje