Dumani kërkon hetim “peshkaqenësh” dhe jo “cironkash”: Korrupsioni me vlerë 50 mijë lekë po bllokon SPAK

18 Tetor 2023, 19:09Politika TEMA
Dumani kërkon hetim “peshkaqenësh” dhe jo

Çdo rast korrupsioni që e kalon shumën prej 50 mijë lekësh hetohet nga SPAK-u. Por për Altin Dumanin, kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, kjo përkthehet në një volum të papërballueshëm pune për një ekip prokurorësh që ende janë të pamjaftueshëm për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e funksionarëve publik.

Për këtë arsye, i kërkon ligjvënësve të shohin mundësinë e rritjes së këtij kufiri monetar.

“SPAK duhet të fokusohet vetëm në çështjet e korrupsionit të madh, ndaj kemi vendosur një limit. Shuma prej 50 mijë lekësh është një kufi që na ngarkon më shumë dhe besoj se prokuroritë e tjera mund të ushtrojnë ndjekjen penale për këto raste. Ne kemi pasur konkluzionin që ky kufi minimal duhet të jetë më i lartë”, tha Dumani.

I ftuar nga Këshilli i Integrimit për të folur për arritjet e strukturës së posaçme, kreu i saj duket i kënaqur dhe me shtimin e 12 hetuesve të rinj financiar të cilët ndjekin rastet e krimeve dhe korrupsionit financiar.

Produkt i punës së tyre është dhe rasti i parë i sekuestrimit të pasurive të një njeriu të drejtësisë, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Ai shtoi se për hetimet mbetet shumë e rëndësishme edhe teknologjia, e cila është gjithnjë në zhvillim.

“Të hetosh vepra penale të korrupsionit, të fshehjes së pasurisë të deklarimit të rremë, është shumë e vështirë. Kërkon kohë dhe burime njerëzore. Më këtë vështirësi ne hasemi përditë.

Tashmë ne kemi sektorin e hetimit financiar, ku ne delegojmë një pjesë të mirë të hetimeve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Metodat klasike të hetimit tashmë nuk vlejnë, kanë shumë pak vlerë në procesin e provave. Përdorimi i teknikave dhe metodave speciale të hetimit bëjnë që të kesh hetime të suksesshme”, tha Dumani.

Puna e SPAK-ut është shpeshherë objekt debati mes shumicës dhe opozitës, dhe nuk bëri përjashtim as kjo mbledhje e radhës e Këshillit të Integrimit, ku drejtuesit e tij, demokratja Jorida Tabaku dhe socialisti Toni Gogu replikuan pas deklaratave të këtij të fundit se është merita e shumicës që nuk ndërhyn në punën e SPAK-ut, edhe pse ka kërkuar arrestimin e jo pak zyrtarëve të lartë të dalë nga kjo forcë politike.

8 Komente

  1. L
    LORA

    Duman,ligjvenesi t'e ka penguar t'e nisesh hetimin nga mamuthet e korrupsionit?Te vika per mbare kufiri i poshtem,si alibi ligjvenie. Apo te pengojne provat,qe jane sot e 33 vite ne mexhlis? S'qenke gje.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Prit edhe nja 10 vjet të tjera të na tregosh një realitet që duket edhe pa na "ndriçuar" ti. Hajdutët dhe korrupsioni tal bythën kurse ju ndiqni hajdutët e pulave.Bravo.Mos kerkoni rritje rroge te kapni edhe hajdutet e gjelave ?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Balshaj

      Pse nuk di te beje llogarite ky zotnia, se kush i shkakton me shume dëme shtetit? Te ndaje njerezit e vete me short kush do merret me cfare. Apo te gjithe duan ceshtjet me shume para se atehere ju del ndonje thele e majme ketyre!!!!?

      Përgjigjjuni
      1. m
        muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu-uh u uuuuuuu ))))))))))

        goxha bajg qiti

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nga Dibra jam

          I kemi pare Edhe peshkaqenet e peshkaqeneve dhe bllof Kane Dale akuzat.Po ai Dumani ,i penduari i Dumaneve,ne cilen kategori futet?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Mire thote, por ndaj e kane bere keshtu, qe SPAK te merret me cironkat. Kete e ka vene ne dukje shume here edhe avokati Idajet Beqiri. Kjo eshte nje risi e mire qe vete kreu i SPAK e ve kete problem ne dukje dhe te rregullohet kjo me qellim qe hetimet e ceshtjeve te krimeve madhore te kene me prioritet dhe te kene nje ritem me te shpejte ne hetimin dhe gjykimin e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turp te kesh

              Nuk ke kohe,je duke mbushur kasafortat e tua me pare,kot nuk bere lufte per ate vend

              Përgjigjjuni
              1. S
                SPAK = 12 LLALLA

                Mashtrues qe nuk ke kurrfare lidhje me konceptin e drejtesise. Nuk ka asgje qe te ndalon te ngresh akuza per Berishen, Meten dhe familjet e tyre mafioze perveç mungesese se deshires dhe kurajos tende.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje