
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Kanadasë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada.
Sot Kryetarja Nikolla, e shoqëruar nga Zëvendëskryetari Agron Gjekmarkaj, anëtari i Grupit të Miqësisë me Kanadanë Eduard Ndreca dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kanada Ermal Muça, u pritën në Toronto nga Kryetari i Asamblesë Legjislative të Ontarios, z. Ted Arnott.
Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë, intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim mund të rritet e zgjerohet edhe me Ontarion. “Janë të gjitha mundësitë që mes Shqipërisë dhe Ontarios të ndërtojmë një bashkëpunim të shkëlqyer politik, parlamentar, ekonomik, arsimor dhe kulturor, duke përfituar edhe nga prezenca e komunitetit shqiptar aktiv e dinamik në Provincë, si një urë bashkëpunimi e miqësie mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Përcaktimi me ligj i nëntorit si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario është një shenjë e kontributit ekonomik, kulturor e social të diasporës shqiptare dhe premisë e mundësive e të gjera të këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve të Kanadasë dhe Asamblesë Legjislative të Ontarios do ta nxisë e mbështesë bashkëpunimin ekonomik, arsimor e kulturor.”, theksoi znj. Nikolla.
Kryetari i Asamblesë Legjislative të Ontarios, z. Ted Arnott, pasi shprehu vullnetin për bashkëpunimin me Kuvendin, vuri në dukje disa përvoja të suksesshme të Asamblesë mbi lidhjen me zgjedhësit, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare dhe edukimin demokratik të rinisë, nëpërmjet pjesëmarrjes në proceset parlamentare. Kryeparlamentari Arnott vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në Ontario nga qytetarët dhe institucionet e Provincës, veprimtaritë e larmishme kulturore gjatë muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare dhe për intensifikimin e bashkëpunimit me Kuvendin. Asambleja do të nxisë investitorët nga Ontario të investojnë në Shqipëri në sektorët e bujqësisë, përpunimit të ushqimeve, industrive nxjerrëse, arsimit etj.
Kryeparlamentarët Nikolla dhe Arnott diskutuan edhe mbi vlerat e përbashkëta dhe qëndrimet e njëjta të Shqipërisë dhe Kanadasë ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, dialogun mes Kosovës e Serbisë, luftën në Izrael, mbështetjen e Ukrainës etj.
Me keta haleanalistesh si ky Bejtja dhe te ngjashmit e tij si Fejziu,Raqipi me Raqipllarin me shok Edi Rama e ka te sigurt dhe mandatin e katert,se per te pestin do iki vet.
paska vajtur rrethi Mirdites per vizite ne Kanada
Po ky kaposhi shqirak i gjonmarkagjonit çfare muti do atje ne foto?
Heu bre gjithe delegacioni qenka prej Mirdite