
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së, mblodhi grupin parlamentar socialist, ku siç mësohet fokusi kryesor ka qenë buxheti i shtetit.
Kryeministri ka dhënë porosi për punën e deputetëve në Parlament, në marrëdhënie me qeverinë si dhe për organizimin e Kongresit të PS.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se me kryeministrin Edi Rama u vendosën prioritetet e grupimit politik socialist.
“Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, tha ajo.
Po ç'grup mavria! Të gjithë në rresht si çera. T'u marr urdhra. Demokratizim I brendshëm si I Salehut. Komplet, shkolla e Salehut (atje ku e filloi dmth Edi). Ngjajshmëri si dy pika uji. (Të paktën nga organizimi dhe si funksionojnë). Në qendër njëshat dhe të gjithë të tjerët t'u i bë fresk pashait. (Parti të marra peng)!