Foltorja gjen ‘armikun’ e radhës: Macron mbrojti Serbinë në mes të Tiranës e kërcënoi Kosovën

17 Tetor 2023, 20:30Politika TEMA
Foltorja gjen ‘armikun’ e radhës: Macron mbrojti Serbinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Emmanuel Macron për pezullimin e legalizimit të vizave për Kosovën, duke u shprehur se ai “mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën”.

“Presidenti francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë”, shkruan Balliu, ndërsa thekson se e gjithë kjo, u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarësinë e Kosovës.

Duke gjetur ne kete menyre Macronin si ‘armikun’ e radhes, qe bashke me Ramen ta kete ne dizpozicion ne luften ‘klandestine’ politike ne te ardhmen. Themi klandestine sepse Foltorja nuk eshte parti, thjeshte flet ne emer te PD.

Ndër të tjera ai shkruan se qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca.

“Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit, mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës”, shkruan ai.

Reagimi i plotë

Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës

Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë. Kjo u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarsinë e Kosovës. Kjo është një diferencë dramatike. Qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe politika kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca. Pavarësisht nga antarësia në NATO ajo nuk e pengon veten të furnizojë me armë Serbinë dhe të krijojë në çdo tryezë diplomatike aspektin sentimental ndaj Serbisë.

Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm kudo që ndodhet të mos e di dhe vlerësojë këtë raport politik historik të Francës me Serbinë deri tek Rusia. Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit,mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës.

8 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Ben politike cuni Fahri Balliut, familje hajdute e Sali Berishes. Motra e ketij duhet te shkoj ne burg per bashkpunim me Gerdecin ku u vrane 26 vete. Ishte pjestare ne ndertimin e asaj nderrmarje vrasese te femijeve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      To-be-stafulla Ta tha baba Sala apo baba shtepise kete

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genk

        Nuk e kuptoni ju qe Foltorja ( nenkupto Berisha) ka humor?! Duhet shume vemendje qe ta kuptosh. Imagjino flet Balliu i vogel per politiken nderkombetare ( per Macron). Edhe po tha budallalliqe eshte normale, per ate e kane nxjerre te flase. ( une s'thashe gje thote Saliu)

        Përgjigjjuni
        1. U
          Usa

          O po na mbyten budallejt

          Përgjigjjuni
          1. F
            FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

            Haa sipas llogjikes se trimave qe nderojn emrat ne Greqi nderojne flamur ne kosove sipas patrioteve te fb Rama duhet ti binte me grushte presidentit Macron ti nuk i lejone trimat koqevare ehhh bam bam haaaa sa budallenje ka Shqiperia E para monsieur Macron nuk mbrojti as Serbe e as kosove po foli realitetin te ulen te flasin e ta zgjidhin ceshtjen . E dyta nuk eshte sekrete qe France e Serbe kane nje histori kane pasur lidhje dhe nese e perkrahe ku eshte e keqja . E treta per trimat e fb ne Serbi ka investime te medha européenne sipas trimave te fb per nje police ne koqevari te hidhen ne ere miliardat e investuara ne Serbi paskenibqene popull i trashe Per ta kuptuar te gjitha vendet europiane regrettons per ate qe i kane bere Serbise dhe me gjysem zeri duan ta rekuperojne pasi ka qene shkelje e rende e sovranitetit te nje vendi . P Ka nje alternativ nese Serbia pranone kosova duhet ts ndahet shqiptaret ne Shqiperi Serbe ne Serbi ne te kundert do jete gjithmone nje nom est lande nje Palestine Ndersa cfare thote non grata jemi mesuar ishte ky pis qe i tha amerikes joooo kosoves duhet ti jepet autonomi e jo pamvarsi eshte po ky dhender Serbie qe ne Himare futi Fredon ngo Progonati ndaj cfare thote foltore-nevojtore nuk ka shume rendesi

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Pse kur nuk e ka mbrojt serbine dhe sulmuar shqiptaret. Francezet jane historikisht pro rus. Ne qftese do ishte per to kurre nuk do ishte krijuar shteti shqiptar, por i qofshim fale te madhit Zot dhe perandorise Austro- Hungereze

              Përgjigjjuni
              1. z
                zalli

                bravo ja nje inteligjent tjeter nga radhet e nevojto......s,keto jane parashikime, ça duhet me shku ke hoxha,me shkrue fatin,ja ku e keni djalin e spiunit ,magazinierit te ushtrise,çunin e faros,per çdo pritshmeri ju rekomandojme fallxhorin e ballinjeve,dhe mos kini dyshim 100% do ju dalin ,se nuk han mu...,kot e ka zakon nga i ati.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Mendoj qe Rama po e ben te duhuren. Cfare te keqe kemi ne nese Shqiperia permireson maredhenjet me Francen? Sa me shume miq, aq me mire per ne.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje