Rama: Nuk na intereson një datë për anëtarësimin në BE, duhet të bëjmë detyrat tona

17 Tetor 2023, 11:43Politika TEMA
Rama: Nuk na intereson një datë për anëtarësimin

Për kryeministrin Edi Rama, nuk është e rëndësishme që Shqipërisë t’i jepet një datë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron nga Tirana, Rama theksoi se nuk duhet të ketë asnjë korsi preferenciale për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por duhet të plotësohen të gjitha kushtet.

“Çdo ditë e më shumë del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen shumë më tepër hapësira dhe ku bashkimi i Europës të bëhet praktik dhe të bëhet më i prekshëm nga të dyja palët. Prandaj vetë pyetja që meqë ne jemi Europa e Ballkanit dhe jo një tjetër pjesë e Ballkanit, të kërkojmë një korsi preferenciale, niset nga një bazë e gabuar. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces.

Ne nuk jemi Europa e Ballkanit që të kemi një korsi preferenciale për të arritur BE-në. Por sepse ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek Rilindasit tanë, dhe më pas tek njerëzit tanë që në shekuj e kanë dashur Europën si të tyren kur nuk ekzistonte fare BE. 

Dhe unë uroj shumë që presidenti të shtyjë këtë koncept dhe të kthehet në një mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi ndërkohë që ecim në rrugë teknike të integrimit, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë. Vendet që janë në këtë proces do përfitojnë më shumë financime dhe akses në tregun e përbashkët europian gjë që deri dje ndodhte kur bëheshe vetëm anëtar i plotë i BE.

Shqipërisë nuk i intereson një datë. E para sepse çdo datë që mund të vendoset do mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionon, ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE. Ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë. Dhe për ta bërë të pakthyeshme Europën e Ballkanit. Ky është qëllimi. Prandaj na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë me përpikmëri. Por paralelisht bashkimi i Europës duhet të ndodhë”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

12 Komente

  1. D
    Dok

    Nuk i intereson rames data madje nuk i leverdis fare, se do duhet te jape me shume llogari per rrumpallen qe ka krijuar ne kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Ska sesi ti interesoje kur eshte KM i vendit me te korruptuar ne rajon dhe ne top 3 nder me te korruptuarit ne Europe!

      Përgjigjjuni
    2. m
      me ne fund po tregohet Realist

      Shqiperia jone ,me gjithe deshiren e mire si shqiptare , per nji qytetare te vertet ,qe di si funksionon e si duket nji Shtet Europian ,__ n u k _e s h t e _g a t i _ . Dhe qe te bhet gati Shqiperia , duhet qe Te Fortet ,te terheqin gishtin nga Bytha e Shqiperise ,qe Shqiperia te qisi Jashteshqitjen jashte e fuknsionoj jo si nji Shtet Kaps ! Pra nqs eshte vullneti e terhiqen Pengesat ,guret ne rrota qe vet Europianet fusin ne rrotat e qerres Shqiptare ,dikur ne arrijme aty ku duhet ne Eurrope

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Rama po punon edhe per te gjitha vendet e tjera qe aspirojne BE.

        Përgjigjjuni
        1. o
          olta

          E meritojme te jemi ne BE fale progresit te madh qe kemi bere

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lola

            detyrat i kemi bere dhe vazhdojme ti bejme derisa te arrijme ate qe duam

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bg

              Fat i madh per shqiptarin esht qe kemi nji krueminister si Rama

              Përgjigjjuni
              1. h
                hera

                dhe pak ka mbetur qe te jemi pjese e BE/se

                Përgjigjjuni
                1. i
                  ilda

                  jemi drejt rruges se anetaresimit te BE/se dhe pak ka mbetur

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bylykbashi

                    Bablokut nuk i intereson asnje datë per antaresimin e Shqiperise në BE, se ai nuk e do këtë antaresim. Ai do të mbaje karrigen, kjo i intereson atij. Si do të hyje Shqipëria ne BE me pensionet copë copë të pensionistëve shqiptare, me pension mesatar 150 USD/muaj. Babloku me ministrat dhe deputetët në BE janë se vetëm rrogat mujore i kanë minimum nga 3200 USD dhe po të shtosh eshe perfitimet e tjera që kanë këta (telefona, makinat e shtetit, karburantin, qirate e shëpive (pavaresisht se kanë shumica nga 2 apo 3 shtëpi në Tiranë dhe në rrethe) rroga mujore per këtë grup shkon deri në 6000 USD. Rrogat mesatare per shtetasit e BE shkon nga 1500 deri në 5000 EURO/muaj. Atëhere për çfarë e duan BE këta!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ton

                      Sa I sinqerte je....normal nuk te intereson....nje dictatorial nuk I intereson...mjere ata miliona Shqiptare qe heqin ullirin per letra se per ty....

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        mendimi

                        Ty vertete nuk te inetereson date por shqiptaret do ikijn pa date. Pashallaret e demokracise nuk u mbushin dot mendjen njerezve me pallavra dhe genjeshtra. Pse Greqia i kishte bere detyrat kur u fut? Ishte me breke neper kembe, megjithese demokracia i do fare pa breke. Mos e nxirr Mero fare edhe kete koment si gjithe te tjeret. Se jam fryre me ty sa nuk mban. Po nuk behen dot ata qe mbarrojne universitetin per nen toke , te shkruajne per ata mbi toke. Rrofte liria e demokracise se shkrimit te lire tuaj! Nga ju vuajne shqiptaret, shoket e Andi Bushatit e Lubonjes.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje