Macron: Integrimi në BE s’është dhuratë për Shqipërinë, por në të mirë të Europës

17 Tetor 2023, 11:28Politika TEMA
Macron: Integrimi në BE s’është dhuratë për

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk është një dhuratë për të, por një e mirë që i bëhet edhe Europës. 

Në konferencë për mediat, krah kryeministrit Edi Rama, Macron vuri në pah dëshirën për një ribashkim të Europës dhe pjesë themelore e saj do duhet të jetë edhe Shqipëria

“Nuk është një dhuratë që i bëhet Shqipëri, zgjerimi është mirë për ju, por edhe mirë për ne, sepse keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, për të çuar përpara me guxim përpara reformat, këtu vë re një dashuri për parimet themeluese të Europës sonë, këtë rrugë do ta kryeni, ne do ju shoqërojmë me respekt, dhe prova dashurie, me investime”, tha ai.

Macron është shprehur kundër burokracive për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.

“Nëse do kemi një Europë kapitull pas kapitulli, unë dua që të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara”, përfundoi Macron.

4 Komente

  1. B
    Bravo Mysju Makorrn

    Rrespekte .Eshte nji e vertete .Ne fund te fundit Kontinenti Europian s'eshte Prone e disa Shteteve te Europers Perendimore ,qe ja paska Trasheguar dikush .Do ishte budallek te mendonim ta shikonim pjesen tjeter te Europes si nji Pushtim e nen Diktatin e Perendimit ,duke sabotuar shtetet e Ballkanit Perendimore etj , apo duke varferuar ,destabilizuar , diskriminuar me Politikat e tyre Toksike te ndjekura deri me sot . Nji kthes e tille e Shtetevsi Franca ,do te thote shume per te miren e ne interes te Kontinentit Europian, te ardhmen e tij , nqs i nderruami _Mysjy Presidonts Macron _mendon vertet ate qe deklaron ,qe natyrishte te gjithe ne do deshironim te ishte ashtu .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zoteri ne frengjisht

      Nuk shkruhet "mysjy" o trushkale, shkruhet "monsieur".

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sa inat qe i kam

      Ti pusho ore pinxho i Frances! Mos na u ngreh, more vesh apo jo? Mendjemadh!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I

        Faleminderit zoti president

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje