Artur Zheji: Ç'të bëjë Europa e shkretë?! U hedh lekë "kafshëve të uritura", kush sillet mirë kap ndonjë kockë

17 Tetor 2023, 10:36Politika TEMA
Artur Zheji: Ç'të bëjë Europa e shkretë?! U hedh

Analisti Artur Zheji ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt sot në Tiranë dhe për këtë nismë të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Zheji tha se strategjia e BE është të "hedhë" disa para në këtë rajon, i cili karakterizohet nga probleme të thella, në një përpjekje që vendet tona të mos bëhen problematike për unionin. 

"Së pari, çfarë është Ballkani Perëndimor? Vende që kanë probleme ndër-etnike të pazgjidhura. Mali i Zi, ku ka një komunitet shqiptar të keqtrajtuar. Kemi Kosovën e cila doli nga një luftë, u detyrua NATO dhe SHBA, të bombardojnë dhe me probleme ndër-etnike të forta, me spastrim etnik. Kemi Maqedoninë e Veriut, me një prezencë shqiptare kudo shumë të fortë, por të sqaruar relativisht sepse patëm luftën e Ali Ahmetin për të arritur standarte normale. Kemi Bosnje Hercegovinën me problem të madh atje. Edhe Serbia. Padyshim edhe Shqipëria.  Pra janë vende me shumë probleme, të cilat pa qepur barkun e tyre të shqepur nga zorrët e marrëdhënieve ndër-etnike, grabitja, zhvatja, trafiku i drogës, të gjithë këto lloje trafiqesh, nuk mund të kalojnë në standartin minimal, për të hyrë në një negociatë që quhet Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, duke qenë se janë vende europiane, është problem i madh. Pra, ka një ndërthurje të madhe. Serbia është ndërmjet Moskës dhe Brukselit.

Thënë këto, ka qenë sforco fisnike për ta mbajtur një tufë vendesh me shumë probleme, në një oborr normaliteti, të mos çmenden, vriten, kafshohen, mos të bëhen tmerri i Europës. Ky është një proces i gjatë.

Kur ka uri për zgjidhje ndër-etnike, kur ka uri për zgjidhje të një normaliteti politik minimalist, atëherë Europa e shkretë çfarë të bëjë? Hedh lekë, thonë këta janë ca, “kafshë të uritura”, t’ju japim të hanë! Sepse kur hanë, janë më të qeta. Janë vende që janë fuçi baruti. Në zhargonin e tyre ne quhemi vende, akoma me probleme në emancipimin e thellë. Na japim lekë që të mund të normalizohemi.

Mendoj që Baronesha Von der Leyen, foli për një çek 30 miliardë euro. Nxorri një kockë të madhe, një premio, se kush sillet mirë, hidhet gjëja…

Ky është buxheti që ka BE dhe është një buxhet shumë i madh, nuk e di se për sa vite bëhet fjalë, por menjëherë dolën te lekët. Prandaj erdhi Baronesha, tha lekët janë kaq, silluni mirë! Mendoj që në këtë optikë, ata kanë si pikësynim, na kanë dhënë lekë ose na kanë premtuar lekë, në mënyrë që të zbusin egërsinë ballkanike", tha Zheji. 

4 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Zotni Zheji! Ne nuk jemi "kafshe te uritura". Ne kemi Sali Ram Berishen, MAL MBI MALE, kemi Azem Hajdarin, PISHTAR I PASHUAR I DEMOKRACISE, kemi Mol Kadarene, EVROPJANI NUMUR NJE NE BOTE, kemi Mul Noken, LUFTETARI I PA EPUR PER RIKTHIMIN E SALINIZMIT, kemi Albana Vokshin, KRYTARE E DETASHMENTIT TE KUQ TE GRAVE SALINISTE, kemi Edi Paloken, HORR MBI HORRA I ÇETES SE ROBIN HOOD, te kemi TY, ANDI BUSHATIN, BEJTET, NDOKET E QINDRA HORRA TE TJERE. Nuk jemi kafshe te uritura. Kaq.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli Rakipi artopoland i familjes Berrisha

      Sa me shume kazane mbrejesh te kete si ky Rakipkari bythe-lepires i non grates aq me shume i shtohen Rames mbeshtesit . Emisione politike duhet te jene ralla Shqiperia eshte e vogel dhe nuk ke cfare jep nga e hena deri te enjte vetem do meresh me debilizma cfare kishte veshur Rama te tilla emisione duhet te jene te ekuilibruara ky katundar qe i ka sherbyer te gjitha rregjimeve ftone ne studio gjithe kundershtaret e Rames dhe na tregone peralla sikur ne jemi analfabete dhe do na mbushi mendjen me Siaminin Zheji Cani Jevgun Çurri ftone dhe dy debila te Berrishes si vogelushin Aldo anticap mentale 78 % emisione bsnal bazik nje tavoline nje kamera dhe hopa emision politik o Ylli PPSH o Ylli Berrishes je i vonuar me kohen je thjeshte nje karr a gjoze

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        ATA e krijuan vete kete egersire ballkanike duke plotesuar epshet e Rusise dhe zvogeluar Rolin e shqiptareve. Pse duhet mali i zi shtet me 600 mije banore. Kur identiteti I tyre eshte Serbe dhe shqiptare. Edhe Macedonia bullgarr me shqiptate dhe keshtu me rradhe. Po per Camerine pastrim etnik te kryer nga France dhe Anglia ne favor te shtetit multi-etnik si greqia qe nuk guxojne ta shprehin. Nda Artur leri dokrat pos artikuluam ne problem qe kemi dhe zgjidhim ne menyre paqesore ato aty jane.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Njejte si ju analistet, kush ju gjuan ndonje kocke ate lepini dhe peshtyni ne anen tjeter. Ti je nder ata langot e rreshtit te pare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje