Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në konferencën përmbyllëse të procesit të Samitit të Berlinit në Tiranë, vlerësoi Shqipërinë për organizimin duke u shprehur se ka zhgënjyer ata që shpreheshin se ishte e vështirë t’i besoheshin vendit tonë punimet e Samitit.
Shefja e KE-së më tej bëri me dije se ajo çka u diskutua mes liderëve të unionit dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Samit, ishte plani i ri për zgjerimin që lidhet fort me shkrirjen e ekonomisë së BE-së me atë të rajonit.
Sipas von der Leyen kjo duhet të nisë me hapjen e tregjeve të vendeve të rajonit përkundrejt njëra-tjetrës, çka do të rriste GDP e Ballkanit Perëndimor me 10%.
“Pavarësisht këtij optimizmi mbetet shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të afrojmë ekonomitë tona dhe të nxitojmë reformat për zgjerimin. Plani i ri ka potencialin e zgjerimit të ekonomisë së Ballkanit.
Pika e parë e planit është të fusim Ballkanin në tregun e përbashkët. Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e përbashkët rajonal, që do të rriste GPB e tyre me 10%. Duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, tha Ursula Von der Leyen.
Por presidentja e KE u kujdes që të vendoste një vijë të kuqe për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket mënyrës si do të thithin investimet dhe përfitojnë nga fondi prej 6 miliardë euro i Bashkimit Europian.
Sipas von der Leyen pa u kryer reformat e kërkuara, “thesit” të BE-së nuk do t’i hapet gryka.
“Pika e tretë është financimi. Financimi është i rëndësishëm dhe do të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit dhe do ta bëjë Ballkanin Perëndimor më atraktiv për investitorët europianë. Ekonomitë e Ballkanit Perëndirmor janë sa 35% e mesatares së BE-së. Pika e katër e planit është se nëse reformat kryhen si duhet atyre do t’u bashkëngjitet një paketë prej 6 miliardë euro investime, të financuara nga Fondi Europian. Ka funksionuar mirë në Europë deri tani dhe besoj se do të funksionojë po aq mirë edhe në Ballkan. Nëse kryeni reformat dhe avanconi do të lirohen fondet”, tha Ursula Von der Leyen.
Presidentja e KE Ursula Von der Leyen ne piken e pare ka thene:-"Vendet e Ballkani Perendimor duhet te hapen fillimisht me njeri-tjetrin dhe te hapen plotesisht nga ana ekonomike" qe do te thote per te gjithe ithtaret e krahut regresist te Shqiperise,Kosoves dhe gjetke se pikerisht ky ishte synimi i Ballkanit te Hapur qe gojet e qelbura te politikes kerme Berishjane-Metjane dhe Kurtoviciane e kane kundershtuar me force. Tani ju uroj te hani nje MUT te madh te tre ju dhe te gjithe atyre bajgave qe cirren e pellasin ne kete portal.
Pa tejkaluar urrejtjet mesjetare mes kosoves me serbinë,shqiperine dhe veten e vet,nuk mund te pretendosh te integrohesh vetem ekonomikisht ne BE sepse mund te behesh problem.Pa kryer reforma politike dhe pa pastruar organet,politike,të drejtesise,te administratës shtetërore,pastrimin e parave të pista te droges dhe korrupsionit,te bankave plot para toksike,etj,etj, nuk mund të pranohesh ne BE.Mund të vazhdoni të shani Evropën siç e keni zakon.
MIrpo ,ka nji fillopzofi Europiane qe vepron tinez nen rrogoz ,si kan ber me Misionaret e tyre gjate 32-vjeteve ne Shqiperi ,ne ndihme gjasme te Demokracise dhe Konsolidimit te Institucioneve ,duke i Sabotuar ato dhe mbeshtetur ne Shqiperi , injorantet ,kriminelet e Sharlatanet e tipit saleh brrisha ,ilyer meztaj ,lyl basha etj ,Maskarenje FakePolitikane , qe jane Jashteshqitja e Shoqerise e Kombit Shqiptare ! _ Dhe nqs BE-ja vazhdon nji Politike te tille ,qe diten ta "Afroj " e Naten ta Shkaterroj _ atehere kjo eshte nji Loje Hipokritesh _Parole , ku Politikat e BE-se i perdorin Fjalet me mendimin se po mashtrojne shqiptaret se shqiptaret na u ngopkan me fjale ,por ne realitet nuk afrohet asgje ,por e kunderta e tyre .Kjo ka qen deri me sot Politika e BE-s ,me e keqe se nji nji Hipokrizi e djallezuar . Let'shikojme por un nuk jam aspa Optimiste duke pare Politikanet e BE-se se si heshtin vs Politikave Skandaloze te Greqise vs Shqiperise ,se si Heshtin para Shtetit Kriminele Serb ,madje i dhurojne Miljarda ,pra _sono solo Parole
Jepjani krifcës ti menaxhojë kto 6 miliardë euro të BE-së