E quajti Ramën “babai i kombit”, kryeministri i Malit të Zi zbulon arsyen

16 Tetor 2023, 20:40Politika TEMA

E quajti Ramën “babai i kombit”, kryeministri i Malit të

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ishte këtë të hënë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku tregoi se përse e quajti kryeministrin Rama “babai i kombit”. Sipas tij fakti që Samiti i Procesit të Berlinit u mbajt në Tiranë është një sukses i jashtëzakonshëm i cili po ndërton imazhin e Sqhipërisë.

“Ka qenë një ditë jashtëzakonisht e suksesshme për të gjithë. Fakti që Procesi i Berlinit u mbajt në Shqipëri ishte diçka e madhe. Sa i takon mesazhit tim për kryeministrin Edi, Shqipëria ka pasur shumë kryeministra, por këto gjëra që po i ndodhin në kontekstin diplomatik në Shqipëri janë një gjë fantastike që ndërton imazhin e shtetit”.

I pyetur se çfarë solli ky Samit kryeministri i Malit të Zi u përgjigj:

“Është arritur marrëveshja e cila nënkupton tregun e hapur për njerëz që punojnë në sektorin e mjekësisë, pra tashmë pa ndalime të gjithë mund të punojnë në Shqipëri, në Serbi në Kosovë, në Bosnjë dhe në Malin e Zi, kjo e hap një treg të mirë sa i takon shëndetësisë. E dyta me rëndësi për Malin e zi, ishte pikërisht fakti që ne së bashku me presidenten e Sllovenisë dhe me ministren e Francës për integrimin evropian kemi bërë marrëveshjen për një qendër rajonale për integrim në Potgoricë. Ne jemi përfituesit më të mëdhenj në këtë Samit se kthehemi me diçka konkrete”,-tha Abazoviç.

5 Komente

  1. F
    Familja Brisha Non Grate

    Rrofte Sali Non grata hahahaaaa

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Je njeri i komletuar veset me te mira ,njeri me shtylle kurrizore bravo te uroi suksese ne punen tende fati te prifte.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Respekte, vërtet. Nje njeri i ekuilibruar, diplomat, politikan, qe e ndryshoi kursin e Malit të Zi drejt Europes, duke mbajtur nje balancë me mjeshteri edhe me Serbinë, edhe me Shqipërinë, edhe me vendet e tjera ballkanike. Vetem injorantët e shajne, dhe nuk e dinë se pse e shajnë.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Respekt per kryeministrin Abazoviç.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Aresyeja e vetme qe e quajte ashtu eshte nje dhe vetem nje: Je k.. r kommplet nga ato me K te madhe shtypi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje