Rama tek inaugurimi i Kolegjit te Europës: Diçka po ndodh, është e mahnitshme!

16 Tetor 2023, 18:30Politika TEMA

Rama tek inaugurimi i Kolegjit te Europës: Diçka po ndodh,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në inagurimin e kolegjit europian tha se ky projekt është diçka e mrekullueshme dhe që ndodhi më shpejt nga sa ai kishte menduar se kjo do të ndodhte.

“ Kujt do ia merrte mendja se kjo do të ndodhte kaq shpejt. Dje presidentja e komisionit, pretendoi çeljen e aplikimeve, sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të fillojnë të mësojnë në kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh dhe është kaq e mahnitshme. Kjo është një rrugë plot mësime, dhe Bashkimi Europian është një bekim për të gjitha vendet tona, është një bekim i madh sepse është burimi më i thellë se sit ë ndërtohen institucionet.


Në fund të fundit janë institucionet ato që kanë rëndësi. E shkuara jonë është karakterizuar nga shumë gjëra të këqija që janë rezultat i mungesës së institucioneve, madje edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi, ndaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke B Bashkimin Europian që ta mëson këto. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që Bashkimi Europian na mëson ne”,-tha Kryeministri Rama.

 

Lini një Përgjigje