Macron vizitë zyrtare në Shqipëri nesër, zbardhet axhenda

16 Tetor 2023, 15:35Politika TEMA

Macron vizitë zyrtare në Shqipëri nesër, zbardhet axhenda

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të Samitit Procesi i Berlinit.

Ditën e nesërme, Macron do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
 
Axhenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
 
-Interpretohet  himni kombëtar francez;
 
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
 
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  
 
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
 
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
 
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
 

Lini një Përgjigje