Rama në Samitin e Procesit të Berlinit: Premtimet ekonomike nuk janë plotësuar! Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, ndasi të mëdha mes nesh

16 Tetor 2023, 12:28Politika TEMA

Rama në Samitin e Procesit të Berlinit: Premtimet ekonomike nuk

Kryeministri Edi Rama në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, vuri theksin te ndasitë mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij, premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar.

“Të gjithë ne besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët, edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove.  Një luftë në pragun e Europës, që tregon se bota po ndryshon më shpejt. Një sulm në Izrael ka detyruar një popull demokrat të vetëmbrohet.

Një pyetje që mendoj është si po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet para fëmijëve tanë. Sfida më e madhe politike është ndarje e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtareve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë.

Dua të ngre disa pikëpyetje. A mund t’i përballojmë këto ndasi? Në 2014, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin, shënoi një pikë kthese.

Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë. Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të realizohet.

Ne vlerësojmë përpjekjet e Von der layen. Ky është hapi i parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese dhe tani jemi në pikën ku diskutojmë për ekonominë. Ndërkohë që përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga procese afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, ndërsa vendet tona marrin 38 euro për frymë. Kjo ndarje ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës.

Në këtë peizazh që zhvillohet shpejt, duhet të sigurojmë një ekzistencë të harmonishme të Europës. Të merremi me këto ndasi para se Europa të përçahet”, tha Rama. 

11 Komente

  1. u
    urim

    do na japi nje krah shume te madh

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olta

      Nje samit qe ka perfitime per te dyja palet si per BE ashtu dhe per bashkimin europian

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ina

        Rezultate pozitive presim nga ky samit

        Përgjigjjuni
        1. e
          ela

          shume e vertet BE/ja ka ndkim te madh ne cdo vend

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ema

            Nese qendrojme bashke cdo ceshtje do te jete me e lehte per tu zgjidhur

            Përgjigjjuni
            1. i
              ina

              BE/ja eshte e nevojshme per te gjithe qe ti jape ndihmen e saj per cdo problem qe mund te kene

              Përgjigjjuni
              1. M
                Merua në koma

                EuroNews deri në këtë orë asnjë fjali apo trakt ( për lajm sflitet) për " samitin e Vin Llapës " ??!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skraparliu

                  Mire e ke zoti ,Rama qe BE nuk e ka mbajtur fjalen,por mos haro se gjysmen e fondeve te BE ato qe kerkoni ju per Shqiptaret minstrat e drejtoret i futin ne tubat e aspirimit Shqiptaret e shkrete marin NOC RROKUN sic thoni ju.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Ymer Pata Lapërdhaja

                    1 kg "te kuqe" mori sot qe ne pike te mengjesit babloku.. I rreshqiste llapa si leckë dyshemeje ne banjo publike. O idiot I Kolekajve. Zhduku nje ore e me pare. Myk thonjsh !!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trap lumi

                      Kujdes me ilacet shoku ai qe thua ti e ka ne terezi ti bablok forco kycin e dores se kohe te keqija te presin.Kur te vije ai a do jesh ne kete bote nuk i dihet.

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Real

                      Nuk eshte i kenaqur kryehajni se e ndjen deri ne palce grekun

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje