Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri holandez për konfliktin Kosovë-Serbi: Të ulen tensionet në veri, të punojmë në këtë drejtim

16 Tetor 2023, 11:41Politika TEMA

Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri holandez për konfliktin

Kryeministri holandez, Mark Rutte dha një mesazh para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë.


Pasi u takua me Ramën dhe bënë foto, Rutte bëri thirrje që të gjithë vendet të punojnë për të ndihmuar për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

"Duhet të ulen tensionet në veri të Kosovës. Të gjithë duhet të kontribuojmë në këtë drejtim", u shpreh kryeministri i Holandës. 


Mësohet se pas ceremonisë së pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës. 

 

Lini një Përgjigje