Sot Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Shqipëria sot, si Europa e Ballkanit! Në piramidën e diktatorit do ulen armiqtë e tij të betuar

16 Tetor 2023, 09:07Politika TEMA

Sot Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Shqipëria sot, si Europa e

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit.

Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit. Ndërkohë, një koment e ka pasur edhe për punimet e samitit që do të zhvillohen në Piramidën e Tiranës, dikur simbol i komunizmit, ndërsa thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të diktatorit Enver Hoxha.

“Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

14 Komente

  1. J
    Ja ke fut kot

    Dhe ti Sorosian kryekeput i shitur me kermat e tua te rilindura je shpetimi i ketij vendi? Nuk ecet perpara duke perdhosur te kaluaren e kombit tend. Ketu nuk je larg nga Enveri.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mediat serbe

      Shtypi proqeveritar serb as 1 lajm për këtë samit!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ema

        Nje dite e madhe per shqiperine

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          Fiks ne diten e lindjes se dobicit te Anese..ia ploteson deshiren nipi i Spiros

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klea

            Nje samit qe per here te pare do te zhvillohet jashte BE.Nje arritje per vendin tone

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergj Fishta i riu

              Kurthi ku komunizmi shqiptare terheq per ti perqeshur europianet. ja sa bukur komunistat e festojne ditelindjen e diktatorit. Dita e ditelindjes se Enverit dhe ne memorialin qe kishin ngritur per perjetsimin (perkujtimin) e tij. Edhe ne algjeber po te drejtohemi, minus here minus bajne plus ose ( - x - )= . Moj Evrope kshtu s'desha me t'pa/ Me ule veten kaq poshte me ra/ Havzi Nela varur n'litar/ S'gjene qetsi edhe ne varr. Nuk tha kote Nexhmia para arkivolit: Ky nuk ka ditevdekje, ky do te ket vetem ditelindje. Revolte ne emer te te gjithe viktimave dhe te persekutuarve nga rregjimi komuniste-Stalinist shqiptare. Ju lutem zotit Mero Baze, Mos me bllokoni komentin se asht nji moment delikat per demokracine shqiptare dhe paranojen e Evropes plake.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lola

                Dite historike qe do te mbahet mend gjate per Shqiperine

                Përgjigjjuni
                1. l
                  leo

                  suksese shqiperi,vetem perpara ska me kthim mbrapa

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    hena

                    suksese Shqiperi,dite e rendesishme per ty

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sana

                      po e kthen shqiperine nga nje vend i vogel pa emer ne nje vend te njohur per te gjithe

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Viva il ...Edi

                        Ha Pak nga ai i verdhi i mengjezit,o Edi.Dil sot te piramida dhe thirr Fort "komunistet ne litar".Fillo me litarin ,se Ke 30 vjet qe deklarove.Sot Edhe dekomunistizim nuk e beni dot,pale defashistizimi,Er te cilin nuk behet fjale.Fashizmi eshte ideali YT,apo ta imponon Europa,per akordim me ta.Me, Melonin,kokepjepren,u puthe dhe perqafive,por mos harro LePenen.Se Mitatit Ja ngrite monumentin.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alb

                          Ik mor hajdut. Rama nje diktator modern, asgje s’ka ndryshuar, rama urren cdo aspekt te demokracise. Edhe ajo pak opozite qe ka ngelur, eshte e imponuar nga perendimi, se me qejf rama do ta kishte fshire nga faqja e dheut, njesoj si enveri.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            klodjan

                            Respekte

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              klodjan

                              Respekte

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje