Buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Rama mirëpret Albin Kurtin

16 Tetor 2023, 11:18Politika TEMA

Buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, Rama mirëpret Albin Kurtin

Sipas orarit të përcaktuar, kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të  Berlinit.

Pak minuta më parë ka mbërritur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili është mirëpritur me një buzëqeshje nga kryeministri Rama dhe një shtrëngim duarsh. Para Kurtit, në Samit mbërriti edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Siç është konfirmuar tanimë, lideri me i rëndësishëm që do të marri pjesë në këtë Samit, do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentja BE, Ursula Von Der Leyen  apo edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të disa trazirave të ndodhura së fundmi për shkak të disa protestave në lidhje me qëndrimet e mbajtura për Palestinës, por ai do të zbarkojë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.

Po ashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk do të marrë pjesë, në vendin e saj do të marrë pjesë zv/kryeminsitri. Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Lini një Përgjigje