Kryeministri i Spanjës nga samiti në Tiranë: Ja e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës

16 Tetor 2023, 12:57Politika TEMA

Kryeministri i Spanjës nga samiti në Tiranë: Ja e vetmja

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dënoi ashpër sulmin e Hamasit drejt Izraelit. Sanchez tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Palestinës është njohja e dy shteteve.


Duke dënuar ashpër sulmin që vijon prej më shumë se një jave, kryeministri Sanchez tha se Bashkimi Evropian duhet të punojë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

“Ne takohemi në një moment kyç për komunitetin ndërkombëtar. Evropa është shembull që tregon se pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Kjo është esenca e Procesit të Berlinit. Lufta e dhunës dhe konfliktit është e kundërta e asaj që ne mbrojmë. Ne dënojmë Hamasin për luftën dhe Izraeli ka të drejtën legjitime të mbrohet.

Ne duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të rigjallërojmë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje mes Izraelit e Palestinës. E vetmja mënyrë si mund të zgjidhet konflikti është njohja e dy shteteve”, u shpreh Sanchez.

3 Komente

  1. T
    Toni ALB

    Jep shembullin tend ne Europe duke njohur Kosoven ate bej pastaj jep mend...

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Shume mire e the, po pse nuk thua qe edhe per konfliktet e vazhdueshme qe ndez Serbia ne Kosove, zgjidhja eshte njohja reciproke, zoti kryeminister.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Cudi si nuk ka dale akoma me nje zgjidhje Skenderbeu i Spiro k.. it.Sepse pasi qetesoi Kosoven me zgjidhjen e asosacionit duhej te nderhynte me lart ne politiken globale pasi aftesite l ka, eshte hipokrit dhe hajn

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje