
Tirana u bë për një ditë kryeqyteti i Europës. Prania e liderëve të kontinentit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë një samiti, që nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.
“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Edi Rama liderëve të Europës.
Edhe Radio France Internationale del me titullin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”, teksa vendos një foto ilustruese të presidentit francez me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Ndërkohë, mediat greke janë më të fokusuara tek çështja e Himarës, teksa vendosin në okelio, që prania e Mitsotakis në Tiranë kushtëzohet me betimit e Fredi Belerit që rruga drejt BE-së të shpejtohet.
TV shtetëror i Kosovës, RTK gjen rastin të tregojë mundësinë që i jepet Albin Kurtit për të takuar kancelarin Scholz, e po ashtu ta raportojë samitin si një ceremoni festive që ka lënë shije të mirë në gjithë kontinentin.
Nga ana tjetër, media serbe Tanjug, gjen me vend të pasqyrojë mesazhin se “Serbia mbështet konceptin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal”, duke cituar kryeministren Brnabiç.
Greqia do te bente mire mos te vinte ne nuk na intereson fare kjo rrace maskarenjsh…
Po shoh ne tv konferencen e shtypit per samitin e Berlinit në Tiranë. U ‘kënaqa’,Kryeministri ynë foli anglisht ,kancelari foli gjermanisht dhe presidentja Von Der Leyen anglisht,por dhe pyetjet e gazetarëve gjermanisht e anglisht. Del pyetja,po shqiptaret qe degjojne nëpër tv-ëra kush ia thotë në shqip,pse ska përkthim direkt.!? Ah,neve na i perkthejne më vonë si duan gazetarucët. Skandal! Vetëm kaq për të thënë si injorohen shqiptarët nga media e tyre. Tregon se si shteti edhe në këtë pik nuk funksionon. Më bëri përshtypje kur një gazetare donte të bēnte një pyetje në shqip dhe zkr.yne i thote,-‘thuaje nê anglisht’.. Plus kësaj në gjithë tv që provova të kthej pati interferenca,nhk dilte zëri mirë të paktën t’a dëgjonim edhe në anglisht.. Pra teknika e dobet qe tregon mungesen e seriozitetit.
Meso anglisht Frroku, te duhet kur te marresh avionin. Dhe lajmet mund ti ndjekesh direkt se tv shqiptare i paraqesin sipas qejfit. Shqipja nuk mjafton ne kohen e sotme. As gjermanit nuk i mjafton gjermanishtja.