"Samiti i Berlinit në Tiranë, rëndësi historike", Milaim Zeka: Kurti e Osmani kanë mbjellë urrejtje ndaj qeverisë shqiptare

16 Tetor 2023, 16:25Politika TEMA

"Samiti i Berlinit në Tiranë, rëndësi historike",

Analisti Milaim Zeka ka komentuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ditën e sotme. Ai u shpreh se mbajtja e Samitit në Tiranë ka një rëndësi historike, pasi nuk ka ndodhur kurrë një aktivitet i tillë në rrafshin diplomatik.

Sa i përket marrëdhënieve mes kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, ai u shpreh se ky i fundit ka mbjellë urrejtje për qeverinë e Ramës. Sipas tij Kurti duhet të kuptojë se Kosovës i nevojitet Shqipëria dhe nuk ka rëndësi se kush është kryeministri.

“Ka një rëndësi historike, nuk ka ndodhur kurrë një aktivitet i tillë në rrafshin diplomatik. Shqipëria sot duhet të krenohet me pritjen që i është bërë liderëve evropianë.

Marrëdhëniet e tyre nuk janë ngrirë e as shkrirë. Me ardhjen në pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë mbjellë urrejtje për qeverinë e Edi Ramës.

Ne ja kemi nevojën Shqipërisë, nuk duhet të jetë e nevojshme për ne nëse është Edi Rama, apo kushdo qoftë. Duhet të respektojmë institucionin.

Për fat të keq në krye të Kosovës kanë ardhur dy politikanë me të shkuar pro-jugosllave. E shkuara e Vjosa Osmanit është e zezë. Prindërit e bashkëshortit të saj kanë qenë votues të partisë së Millosheviçit.

Në anën tjetër Albin Kurti gjithë jetën ka qenë kundër luftës dhe kundër çdo procesi që ka sjellë pavarësinë e Kosovës.

Gjithë historia e tij ka qenë kundërshtim i proceseve që kanë sjellë pavarësinë që kemi sot, ndaj nuk është faji i Ramës, por i Kurtit. Ai duhet të tregonte respekt, ashtu si Abazoviç”, u shpreh ai ndër të tjera për News24. 

9 Komente

  1. m
    millosh kopiliqi

    Bini dhe vjoqa e kane probleme të madhe paditurinë

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katunari i Obrise

      Kur te thote M.Zeka miremengjesi,ik vrap se te ka zene nata!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tpc

        Kane mbjelle urrejtje ndaj Shqiperise. Jane dy Esat Toptana te Kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Po pse ore Milaim cfare faji ka Kurti kur Rama deklaron qe nuk do te lejohet te ngrehet ne samit problemi I sulmit terrorist ne Banjske, por jo lufta ne Izrael, apo ne Ukraine. A I takon Rames qe te flase me kete gjuhe per vellezerit shqiptare ne Kosove, duke shtuar qe palet duhet ti zgjidhin problemet me bisedime 2 paleshe. Pra kush po I prish maredheniet Kurti apo Rama.

            1. d
              destan

              Osmani dhe Kurti sigurisht qe jane percares te kombit dhe me qendrimin e tyre te ndyre qe kane per Edi Ramen behen te urryer dhe per shumicen qe dominon ne Shqiperi,kot nuk thone qe jane te trashe....

              Përgjigjjuni
              1. Z
                ZHEJI koke pa lari

                Ehh nese Pitkini dhe Osmanllie jane anti Shqiperi dhe nje milione koqevare te jene anti Shqiperi ku eshte problemi ? Pozicioni gjeografike i Shqiperise eshte i tille qe vende si krahina multi-etnike 1244 Serbi Maqedoni i kemi pa shpine nuk paraqesin interese per Shqiperine para kemi italine Greqine dy dete ai Adriatik e deti Jon Me kujtohet nje fraze e bukur e Mustafes ku thote : Nuk eshte Shqiperia qe ka nevoje per ne po ne per Shqiperine.....bile bile Rama shume i ka toleruar Palestinen e Ballkanit por duke menduar qe jane Shqiptar dhe jo te gjithe bolshevike eshte treguar tolérant.

                  1. D
                    Dardani i Ri

                    Albin Kurti po vërteton antishqiptarizmin më ekstrem nga të gjithë politikanët shqipfolës të të gjitha kohërave. Ai duhet ndalur, vetë nuk ndalet. Bashkë me kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, janë rreziku më i madh për kombin tonë. Ju lumtë z. Zeka!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje