Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, për t’iu bashkuar punimeve në samitin e Procesit të Berlinit.
Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të sotëm kur liderat e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u pritën nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Arsyeja është se gjatë kësaj kohe, Macron ishte duke zhvilluar një mbledhje me krerët e sigurisë në Francë, pas rritjes së alarmit për rrezikun nga sulmet terroriste të nxitura nga konflikti Izrael-Hamas.
Pasi të mbërrijë sot në Tiranë, Macron do të pritet nga presidenti Bajram Begaj ditën e nesërme rreth orës 08:45.
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Keni gjithe javen e gjithe diten qe shkruani: Macron do vije ne mengjes, Macron do vije ne dreke, Macron do vije pasdite, tani Macron do vije ne darke. Mos i ben mutin fare Macron e nuk vjen qe te bini edhe ju rehat se s'po ju mban vendi sikur do ju vije i madhi zot. Gjithcka per dy ore qe do shkele Macron ketu.
Heu bre! Kush je ti bre, qe presidenti i Frances te duket hiç...
A e dezinfektuat dhe pastruat ajrin e Shqiperise perpara ardhjes, se mos i ndot kostumin luksoz mendjemadhit snob te Frances qe na u kujtua te na shkele me ne fund pas 100 vjetesh?