Mbyllet Samiti në Tiranë, Rama: Ju prezantoj dy gjermanët që kanë qëndruar krah meje!

16 Tetor 2023, 19:40Politika TEMA

Mbyllet Samiti në Tiranë, Rama: Ju prezantoj dy gjermanët që

Në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp ka shprehur falënderim për kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë u mbyll me diskutime të frytshme, ndërsa shtoi se Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen janë një “fuqi e qetë mbresëlënëse”, që kanë shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimorë për të ardhur më pranë njëri-tjetrit.

“Samiti u mbyll  me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten.

Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.

4 Komente

  1. D
    Dardania

    Mos manipulo shqiptaret o Ramovic, tyi nuk ke synim inegrimin e shqiptarve ne Be. si do ta besh duke qene vendi i dyte ne bote per ryshfet? Si kujton ti se nuk njeh BEja hajduterite tua dhe te salihit me kompani?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turpi

      Ky Dardania do jete serb! Se nje Shqiptar nuk nxjerr helm pe rshqiptaret!

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gazimondo

      U mbyll Samiti i Berlinit në Tiranë. Duket sikur thuhet “vdiq” në Tiranë edhe ky samit,që është më shumë gjerman. Sepse BE është një projekt gjermano-francez,porse francezët e Makron duket sikur kanë tjeter axhendë nga ai i Brukselit. Duket sikur Brukseli me ardhjen e Makron në krye te Francës ka dy koka,qê shohin në drejtime te kundërta,ku nga njëra anë êshtë Gjermania dhe nga ana tjeter Franca. Mos vallë pas Brexit Makron dhe Shulz ,nuk bijnë dakort se ‘kush do të jetë gjuha zyrtare’ e BE pas bashkimit të plotë!? A thua deri këtu ka shku Makron me pikpyetjet e tij,aq ‘largpamës’ është!, A nuk ju duket e çuditshme mungesa e Makron në Samit dhe vjen pikërisht pasi ai përfundon..!? A nuk ishte Macron që vonoi shqiptaret dhe maqedonasit vite me parë,kur gjithçka ishte gati,kur të gjithe ishin dakort per hapjen e negociatave.!? A nuk është Makron qe ka dale me te tjera propozime per Ballkanin Perendimor,si me e lënë atë ‘në një paradhome’ te BE ,por jo që ato të futen në BE. A nuk eshte Makron qe ka deklaruar ,ss BE duhet të bëj ristrukturime brenda vehtes dhe se pastaj duhet të kthehemi ose jo proçesit të zgjerimit.!? A nuk duket se Berlini e Parisi kanë qëndrime të ndryshme për Ballkanin Perendimor dhe për vazhdimesine e nje samiti si ky i ‘Tiranes se Berlinit.’!? A nuk duket qe Gjermania duke e bere Samitin e Berlinit në Tiranë,e bën fakt të kryer që epiqendrën e BP të ketë Tiranën dhe jo Beogradin që ‘dëshiron’ Makron pasi keshtu eshte shprehur kur u iniciu Open Ballkan.!? A do t’a përmed,e njeh dhe do t’a mbështesë Makron gjatë vizitës proçesin e Samitit të Berlinit në Tiranë,paçka se mungoi..!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje