Nga Ylli Pata
Ka nisur tashmë, e do të vijojë edhe nesër debate politik për impaktin e Samitit të Berlinit në Tiranë, ku për të dytën herë brenda dy vitesh, krerët e Europës vijnë në kryeqytetin shqiptar.
Edhe sikur të ketë vetëm aspekt ceremonial apo protokollar, Shqipëria nuk humb asgjë, përkundrazi fiton pikë jo thjesht në politikën e saj të jashtme e të integrimit europian, por edhe në siguri, imazh-i cili është direkt një pikë e madhe për industrinë e turizmit dhe e mikpritjes, që siç u pan ë verë po po përjeton një rritje galopante. Pra një impakt direkt ekonomi.
Shto këtu edhe angazhimin publik që u shpall nga “kryeministrja” e BE-së, Ursula Von der Leyen për të dyfishuar ekonominë e Shqipërisë për një periudhë 2 vjeçare nëpërmjet mbështetjes financiare për projektet infrastrukturore të mëdha.
Gjithsesi, impakti më direkt e që do të ketë padyshim pasoja të rëndësishme është ai politik. PD e Bashës e ka përshëndetur politikisht zhvillimin e samitit të Tiranës, ku përfaqësues të saj kanë folur edhe në skeletet e tij, siç është rasti i Jorida Tabakut në takimin e Parlamenteve në fundjavë, apo prezenca e Majlinda Bregut, e cila prej dy mandatesh drejton një strukturë të rëndësishme të Bashkimit Europian, siç është Regional Coorperation Council, një organizatë ndërqeveritare me zyrat qendrore në Sarajevë.
Një prezencë sa më e madhe e aktiviteteve institucionale të BE-së në Tiranë, institucionalizon gjithnjë e më shumë politikën shqiptare në standarde e debate më me logjikë, edhe pse shpesh të mërzitshme.
Megjithatë, ky samit, ka sjellë disa sinjale që nuk dihet pse nuk kanë hasur qasjen e opinionit publik, por që duket nuk kanë qenë fare rastësi.
Janë nga ato sinjale që nëse vihen re me kujdes, kanë peshën e tyre të rëndësishme, pikërisht në logjikën që BE synon t’i japë vendeve si Shqipëria, të cilat jo thjesht janë të vogla e me rëndësi relative, por që marrin e kanë marrë prej vitesh miliarda euro nga BE dhe vendet anëtare.
E në këtë prizëm, nuk është aspak rastësi që BE, pra krerët e saj Von der Leyen e Josep Borrell, risollën në Tiranë për të përgatitur samitin e Berlinit, një ambasador që e kishte mbyllur mandatin, madje edhe ishte caktuar me një detyrë të lartë në Bruksel. Bëhet fjalë për Luigi Soreca-n, ish-prokurorin e antimafia-s italiane, por që tashmë ka një përvojë më të gjatë si diplomat i BE-së.
Soreca u soll për të zëvendësuar Christiane Hohmannin, e cila u thirr nga ministria e Jashtme për një detyrë paralele. Mund të ishin gjetur edhe diplomatë të tjerë, por duket se Soreca, u soll si një symbol politik i vendimit të BE-së për t’i vënë notë pozitive në sjellje Tiranës, pasi ajo kreu një detyrë të rëndësishme të BE-së, reformën në drejtësi.
E Luigi Soreca është një nga simbolet e kësaj “detyre shtëpie”, jo thjesht si ish-prokuror i antimafia-s, por sepse është një nga personat që ka vuajtur më shumë egërsinë e rezistencës së reformës në Tiranë. Ku e kanë sulmuar me të gjitha mjetet, deeri edhe nga kreu i shtetit, duke e kërcënuar me video erotike. Pikërisht për këtë, Brukseli e solli në Tiranë, si “fantazëm” për të treguar se gjërat e rënda, atje nuk harrohen.
E mbani mend Federica Mogherinin? Një tjetër italiane, që kur nisi reforma në drejtësi ishte Shefe e diplomacisë së BE-së, e enturazhi i Sali Berishës dhe Ilir Metën e quajtën një terroriste palestineze dhe trafikante droge së bashku me Edi Ramën. E pra Mogherini erdhi në Tiranë, si titullare e Kolegjit të Lartë Europian që hapi degën e saj në Tiranë. Po nuk ka mbaruar me kaq, erdhi edhe ajo, kroatja që solli madje edhe prokurorin që arrestoi Ivo Sanaderin në Tiranë. Romana Vlahutin, e cila u kthye në një mankth politik për dyshen anti “Ramaformë” siç e quajnë reformën në drejtësi Berisha e Meta.
Vlahutin, erdhi në Tiranë për Samitin, si nëj zyrtare e një organizmi amerikan, Fondin Marshall, i cili selinë e ka në VVashington.
Natyrisht që nuk pati as fanfare, e as daulle, por ambasadorja Romana Vlahutin, e dha atë që duhet të thoshte. “Prej miqve dhe disa kolegëve më është treguar se kreu i ri i SPAK është duke bërë një punë të mirë. Më në fund fara e mbjellë e Reformës në Drejtësi disa vite më parë po bëhet realitet dhe po kthehet në diçka që njerëzit e shikojnë dhe ata mund të dëshmojnë se e gjitha ajo përpjekje ishte për një arsye të mire”.
Mos prisni gje nga BE o dembele! Pse kane ikur 2 milione shqiptare se e kuptuan gomarin e nxjerr i zoti nga balta
Po u dridhen leqen e kembeve Berishes dhe Metes. Po u vjen rrotull tabakaja pa filxhan por me tasin e çorbes te shtate penxheret.
Endra me sy hapur me BE. Sa ethuziast qe je more shoku Ylli???!!!
Aman o Yuli ku e tha do rritet dyfishin ekonomia shqiptare në dy vite??? Sikur tha në 10 vite !
E dinim te gjithe qe perbindeshi i vicidolit dhe diten e djeshme do te bente si plakushi tek filmi *koncert ne vitin 1936* me cingjijet qe donin te prishnin koncertin. Perbindeshi i vicidolit hodhi helm dhe shpifje mbi gjigandin e Ballkanit pikerisht ne kete dite te madhe kur kryeministrat dhe presidenti me i fuqishem i Europes Makron takoheshin me kryeministrin legjendar Edi Ramen qe fliste anglisht dhe Frengjisht dje me mire se shqip. E kete nuk mund ta duroje njeriu qe ka 32 vjet qe vetem nxin, vjell helm i braktisur nga gjithe bota dhe i shpallur non grata. Cudi se dhe spiuni Agush nuk e pershendeti takimin madheshtor te Europes ne Tirane i pari ne Europe per nga lloji. E pra e ardhmja e ndritur qe e pret Shqiperine pas kesaj vendoset ne 2025 kur gjigandi Edi Rama merr nandatin e 4 t si kryeminister per te mbyllur mandatin me futjen e Shqiperise ne BE.
Po Grida Duma nuk mori pjese si e ftuar?E tmerrshme,ajo ka bere shume pune te mira qe ne te futemi direct ne Evropi,bashke me Babalen.Sa keq.
Rri moj Pate na ler rehat...paske gdhire me enderra Fantazmash aty ne qymez qe ne sabah.
Lexo shkrimin me mire. Endrrat e keqia e mankthet nuk shihen ne qymez e natyre se eshte gjithcka e lire, por ne vilat luksoze te lalzit, besoj ti e di me mire
apo jo mona?
Sigurisht shpellaret po plasin nga ky vleresim qe i behet Shqiperise.
mos fol kot,ky s'eshte takim,eshte nivel i ulet,pa pjesmarrjen e krye shefit, krye diplomatit,sali ram berisha,prandaj s'ka vlere,me mire takim ne kavaje te qosja e ne rreshen te melyshi,per aspirata kombetare,per integrim,ç,a eshte makron para melyshit nje hiq,ç'a eshte shohlz para qoses zero absolute,prandaj mos ua vini veshin,ne kete samit ishin mbledhur te gjithe te korruptuar e trafikante,te gjithe armiq te kombit shqiptar,hiq merak o trushpelare do vije dita shume shpejt te shpallen non grata e te japin llogari para saliut mulit e paloqes,dhe te gjitha keto do transmetohen liv nga tv internacional ,me gjigandin e gazetarise çim mjekercjapin e pekajve.
Koleg i nderuar Ylli Pata, ke bere nje gabim ne nje emer tek fjalia: - Romana Vlahutin, e cila u kthye në një mankth politik për dyshen anti “Ramaformë” siç e quajnë reformën në drejtësi Berisha e Rama.- (duhet Meta ne vend te Rama)